Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se miratimit i Kushtetuës së Kaçanikut më 7 shtator 1990 ka shënuar një kthesë historike për Kosovën.
Ai ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut përveç përcaktimit të bazës së shtetit të Kosovës, shpërfaqi edhe unifikimin e popullit kundër regjimit.
“7 Shtator 1990 – Data që do të shënonte një kthesë historike për Kosovën, me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë. Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Nderimet më të larta për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./teve1.info/