TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Kurti po e vendos Kosovën në listë me Rusinë, Bjellorusinë e Republikën Srpska

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se më këto veprime kryeministri, Albin Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku nga Evropa bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska.

Ai tha se nuk është e mundur që të gjithë të jenë gabim dhe vetëm Kurti ta këtë të mirë.

“Kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët tanë kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin tonë, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska.A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.

Krasniqi tha se këtë rrugëtim të suksesshëm Kosova e ka bërë falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj. Në këtë periudhë sfiduese për vendin, lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë vazhdimisht në terren duke bashkëbiseduar me anëtarësinë tonë dhe me qytetarë anekënd vendit, të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai tha se në këtë situatë Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit

“Krahas këtyre mbi 150 takimeve nëpër fshatra e qytete të Kosovës, unë kam zhvilluar takime edhe në Prishtinë me përfaqësues të botës akademike, shoqërisë civile, me akterë të jetës publike, me përfaqësues të mediave, përfaqësues të sektorëve të arsimit e shëndetësisë dhe të shumë sektorëve të tjerë, të cilët janë të brengosur me këtë mentalitet autokratik të qeverisjes dhe me izolimin ndërkombëtar që po e pëson vendi ynë. Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën