Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Krasniqi njoftuar se ka kërkuar nga Von Cramon që të avokojë për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Ndër të tjerash, Krasniqi dhe Von Cramon, njëherit kanë biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë.
“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës. Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë”, thuhet në postimin e Krasniqit.
Po ashtu, Krasniqi ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe ajo i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./teve1.info/.