Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike i Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka thënë se fitorja e kësaj partie më 9 shkurt do të jetë historike.
Ai në një postim në Facbook ka shkruar se në Pejë mbështetja për këtë parti është e padiskutueshme.
“Në Dardania 3 dhe Gorazhdevc, mbështetje është e plotë dhe e padiskutueshme, nga këtu e kudo në Pejë, tashmë dihet që fitorja e IRDK-së me 09 shkurt do të jetë historike”, ka shkruar Krasniqi