TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi: Epokë e re me përfaqësim të barabartë gjinor

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi: Epokë e re me përfaqësim të barabartë gjinor

Në shpalosjen e vizionit i cili do të përfaqësojë PDK-në në rrugëtimin përpara, Kryetari Krasniqi ka thënë se 50 % me 50 % është formula, misioni dhe qëllimi i PDK-së për të cilin nuk do të ndalen asnjëherë.

“Rrugëtimi jonë si PDK, nuk është as i plotë dhe as s’mund të jetë i suksesshëm pa gra që i prijnë kësaj rruge në secilin dimension e në secilin drejtim. Prandaj, unë kam vendosur që Partia Demokratike e Kosovës të jetë shtëpi e hapur, pa dyer dhe pa mure për gratë dhe vajzat që duan angazhim dhe realizim në politikë. 50 % me 50 % është formula jonë, është misioni ynë dhe është qëllimi ynë për të cilin s’do ndalemi asnjëherë”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka bërë të ditur se qysh në Konventën e ardhshme zgjedhore të PDK-së, ai do t’i propozoj ndryshimet statutare që do ta mundësojnë zbatimin e këtij vizioni në praktikë.

Mes tjerash, ai ka konfirmuar se do ta bëjnë normë obligative që të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo nivel të organizimit, të kenë ndarje të barabartë të pozitave udhëheqëse, 50/50, duke përfshirë pozitat e Kryetarëve, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve.

“Në zgjedhje lokale, aty ku kandidati për Kryetare ose Kryetar është i njërës gjini, bartësi i listës për Asamble Komunale duhet të jetë i gjinisë tjetër. Do të synojmë që listat tona kandiduese të jenë në pajtim me Ligjin për Barazi Gjinore dhe jo me kuotën prej 30 %, që tashmë është dëshmuar si e tejkaluar. Qeveria e udhëhequr nga PDK, në të ardhmen, do ta reflektojë barazinë e plotë gjinore. Kjo do të bëhet normë edhe për qeveritë lokale, ku tashmë kemi dhënë dëshmi e shembuj në disa komuna”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari Krasniqi është zotuar se PDK do të arrijë përfaqësimin e barabartë gjinor, 50 % me 50 % deri në vitin 2025, por që nuk do të presin deri atëherë për të realizuar këtë objektiv.

Kurse, Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK ka ditur gjithmonë të ketë guxim për vendime të mëdha, siç është ky i sotmi sot.

“PDK ka pasur dhe ka guxim. PDK ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të marrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri”, ka thënë nënkryetarja Vlora Çitaku.

Drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg, ka përshëndetur vizionin e ri të PDK-së, duke thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme barazia gjinore në vendimmarrje. Ajo ka thënë se me këtë vendim, PDK po vë një standard të ri për të gjithë Kosovën.

PDK, paraprakisht ka nisur zbatimin e këtij vizioni.

Në zgjedhjet lokale, PDK kishte numrin më të madh të kandidateve për kryetare të komunave, të bartëseve të listave dhe të kandidateve për asambletë komunale, duke qenë të parët në përfaqësim gjinor.

Nga 9 kuvende komunale që drejton PDK, 5 nga to drejtohen nga gratë. PDK ka emëruar dy nënkryetare në dy komuna të mëdha, përfshirë kryeqytetin, për herë të parë.

PDK është partia me më së shumti asambliste dhe me më së shumti drejtoresha departamentesh nëpër komunat e Kosovës.

PDK ka 77 asambliste nga gjithsej 206 pozita sa i ka PDK-ja dhe 35 drejtoresha nga 99 drejtori sa drejtojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident në Livoq të Gjilanit

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Ekipi saudit Neom, dorëzohet për Xhakën, Sunderlandi e Fenerbahçe në garë

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

“InfoNata” 17.07.2025

“InfoNata” 17.07.2025

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X