Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë rrugës për në Tiranë për të festuar ditën e pavarësisë, është ndalur të Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, siç tha ai për t’i nderuar patriotët shqiptarë.
Krasniqi tha se e sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë.
“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tone”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.