Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, me të cilin siç ka njoftuar ai, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Krasniqi në Facebook, ka shkruar se kjo parti është e përkushtuar për ruajtjen e raporteve me aleatët.
“ Me ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, të cilin e prita sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, diskutuam rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy vendeve tona. PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi./teve1.info/