TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Demonizimi i UÇK-së është filozofia themelore e Kurtit dhe Vetëvendosjes

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke i akuzuar për qasje sistematike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe trashëgimisë së saj.

Krasniqi deklaroi se demonizimi i UÇK-së ka qenë pjesë e mënyrës së jetesës politike të Kurtit dhe atyre që i janë bashkuar atij.

“Albin Kurti e ka pasur mënyrë të jetesës demonizimin e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj. Gati secili që i është bashkuar atij, ka pasur ose ka përvetësuar të njëjtin mentalitet,” – shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai përmendi disa prej emrave që ishin propozuar për postin e Kryetarit të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, duke theksuar, sipas tij, qëndrimet e tyre kundër UÇK-së:

“Albulena Haxhiu, Donika Schwartz, Hekuran Murati – të tre me qëndrime dhe veprime kundër UÇK-së dhe trashëgimisë së saj. Njëra duke ua zvogëluar fondet e mbrojtjes në Gjykatën e Hagës, tjetra duke pranuar se ka dorëzuar dosje kundër krerëve të UÇK-së, e tjetri duke përjashtuar nga paga minimale kategoritë e luftës çlirimtare dhe duke i fyer luftëtarët e lirisë në krahasimet që ua bënte me mercenarë.”

Duke iu referuar artikullit të publikuar së fundi nga Dimal Basha, Kryetari i ri i Kuvendit, Krasniqi tha se ky artikull “morbid” është dëshmi tjetër e filozofisë së Vetëvendosjes.

“Kryekuvendari i ri, me artikullin e tij morbid kundër UÇK-së, i cili doli dje në pah, vetëm sa e konfirmon filozofinë e Vetëvendosjes: sa më shumë të distancohesh nga UÇK-ja, aq më shpejt ngjitesh në parti.”

Krasniqi shpjegoi edhe pse PDK votoi për zgjedhjen e Bashës si Kryetar të Kuvendit, duke thënë se qëllimi ishte t’i jepej fund bllokadës institucionale dhe të nxirrej në pah fytyra e vërtetë e LVV-së.

“Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës.”

Ai shtoi:

“Gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë.”

Krasniqi përfundoi duke riafirmuar qëndrimin e PDK-së si trashëgimtare e UÇK-së dhe angazhimin për ta mbrojtur luftën dhe vlerat e saj.

“Sa për PDK-në, partinë që e pasoi UÇK-në, pavarësisht gjithçkaje e çdo zhurme, do ta mbrojë me çdo kusht, si çdo herë tjetër, luftën e UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.”

Tags: Dimal Bashamemeli krasniqiTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën