TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: BE të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pa kërkuar kritere shtesë

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
PDK kërkon nga Qeveria ndarjen e 1 milion eurove për situatën në Ukrainë

Memli Krasniqi

Krasniqi theksoi se tani është momenti që BE-ja të marrë vendim pa asnjë vonesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij Kosova ka vite që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Ka vite që ne të gjithë besojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut është dashur ta nisin procesin e negocimit dhe është një sihariq i mirë, është një shpresë edhe për Kosovën që përfundimisht përkundër vonesës krejtësisht të paarsyeshme dhe të padrejtë në raport me ne të miratohet vendimi për lejimin e udhëtimit pa viza, pra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo është një e drejtë e jona, e cila besoj edhe është e merituar, qysh nga viti 2018 së paku, sepse ne qysh atëherë kishim plotësuar të gjitha kriteret, kërkesat dhe rekomandimet të cilat kishin ardhur nga udhërrëfyesi dhe tashmë vërtetë nuk duhet të ketë asnjë vonesë. Kërkesa jonë dhe insistimi jonë është që vendimi të merret pa asnjë vonesë dhe normalisht pa asnjë kriter shtesë të kërkuar sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë që të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit sa më herët që të jetë e mundur”, tha ai për EO.

I pari i PDK-së duke folur për krizën ekonomike dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë, tha se është fatkeqësi që Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë totalisht neglizhente, totalisht jokompetente dhe totalisht e paaftë për të ndërmarrë çfarëdo mase për ta lehtësuar këtë barrë jashtëzakonisht të rëndë të qytetarëve dhe familjeve kosovare.

“Ne kemi dhënë një sërë propozimesh që nga viti i kaluar për sa i përket energjisë fillimisht, duke e ndjerë dhe duke e parë që po vinte një krizë e jashtëzakonshme dhe gjithçka kishte mbetur në heshtje nga ana e Qeverisë. Pastaj, fatkeqësisht u realizuan të gjitha ato parashikime që nuk ishin aspak pozitive, përkundrazi ishin shumë negative. Ne përfunduam me propozimin e Qeverisë për të na rritur energjinë në mbi 200 për qind tek pjesa e tarifave të shtrenjta. Në shkurt, por në mënyrë konkrete në mars, ne kemi propozuar masat adekuate për ti implementuar Qeveria në mënyrë që të lehtësohej barra financiare sa i përket rritjes së çmimeve.  Asnjë nga këto veprime nuk është ndërmarrë dhe sot shohim që e vetmja mundësi që i ka mbetur Qeverisë është penalizmi  i bizneseve të Kosovës”, tha Krasniqi.

Krasniqi vlerëson që idetë e Qeverisë për të ngarkuar bizneset dhe sipërmarrësit duke e përcaktuar marzhën e fitimit për çdo produkt esencial si për derivatet e naftës, janë të gabuara.

“E para sepse nuk do t’i ulin çmimet në nivelin sa do të duhej dhe sa do të ishte e përballueshme për qytetarët tonë dhe në anën tjetër do të vështirësonin funksionimin dhe mbijetesën edhe të ndërmarrësve të Kosovës. Kërkesat dhe propozimet tona janë të qarta, janë konkrete. Qeveria është dashur që të heq tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet bazike që janë pjesë të shportës esenciale. Është dashur po ashtu të ndërmerrte masat e njëjta edhe për derivatet ku ne kemi propozuar edhe heqjen e akcizës, në këtë mënyrë ne sot nuk do të kishim nga 1 euro e 75 cent litrin e naftës po do ta kishim 1 euro e 10 apo 1 euro e 15 cent. Ndërsa, çmimet që nga mielli, gruri, orizi, vaji e gjithçka tjetër që është pjesë e shportës esenciale do të ishin shumë më të përballueshme. Duhet ta kemi të qartë që kriza ekonomike, ende nuk e ka arritur pikun dhe kjo është vërtetë alarmuese sepse ne do të ballafaqohemi me një dimër të ashpër, i cili do të jetë shumë i ashpër në kuptimin social dhe ekonomik.”, tha kryetari i PDK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën