TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Akuzat mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë do të vazhdojnë edhe gjatë fushatës

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Krasniqi: Akuzat mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë do të vazhdojnë edhe gjatë fushatës

Profesori, Kolë Krasniqi ka komentuar zhvillimet politike dhe akuzat që vazhdojnë mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, duke theksuar se këto fajtësime do të mbeten një temë kryesore gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas tij, akuzat nuk janë vetëm për dëm të Komunës së Prishtinës, por edhe për dy komuna të tjera, të cilat janë ndikuar negativisht nga mosvotimi i mjeteve të caktuara buxhetore.

Megjithatë, Krasniqi ka shprehur bindjen se elektorati i përgjithshëm në Kosovë është i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe gabimet e partive në pushtet, dhe se këto gabime do të reflektohen në votën e qytetarëve.

“Në realitet, nuk është fjala këtu vetëm për dëmtimin që po i bëhet Komunës së Prishtinës, por janë edhe dy komuna të tjera që pësojnë nga mosvotimi i mjeteve të caktuara buxhetore. Përpjekja për drejtimin e gishtit te tjetri dhe shfajësimin e vetes do të jetë një nga temat qendrore në fushatën zgjedhore, mirëpo besoj që elektorati është i vetëdijshëm se kush ka gabuar deri tani dhe pse janë të gjitha këto pasoja jo vetëm të natyrës politike, por edhe të natyrave të tjera”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Krasniqi tutje ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e gatishmërisë për të zgjidhur situatën lidhur me projektbuxhetin.

Ai ka theksuar se në shtetet pluraliste, veçanërisht kur një parti e madhe mban pushtetin, ajo duhet të tregojë gjithmonë gatishmëri për bashkëpunim dhe për të bërë kompromise për të arritur një marrëveshje që do të tejkalonte problemet.

“Në shtetet pluraliste, sidomos kur është fjala për një parti të madhe që ka pushtetin, ajo duhet të tregojë gjithmonë gatishmëri për bashkëpunim dhe për konsencione të natyrave të ndryshme. Prandaj, përgjegjësia kudo në botë natyrisht i bie partisë në pushtet, e cila nuk ka treguar gatishmëri dhe fleksibilitet në drejtim të arritjes së një marrëveshje për tejkalim të problemeve,” ka përfunduar Krasniqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën