Deputeti i zgjedhur, Nezir Kraki, që mungoi seancën e kaluar, të mërkurën para gazetarëve tha që arsyeja “nuk është diçka filozofike”.
Ai ka bërë të ditur se arsyeja e mungesës së tij ka qenë për shkak se i është dashur të kthehet në vendin ku jeton për t’i përmbyllur disa gjëra.
“Nuk ka ndonjë arsye diçka filozofike pse kom mungu, unë punoj në Kosovë dhe për Kosovën për shumë vitë kështu që jam angazhu në politikë me punu pak më konkretisht e intensivisht. Normalisht që si mësimdhënës atje është koha e provimeve dhe mu desht me u kthy me i përmbyll disa gjëra por gjëra normale”, tha ai.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në seancat e tjera Kraki ka thënë ‘absolutisht’
“Unë nuk jam msu mos me punu kështu që mu desht një moment që mu kthy me bo diçka konkrete”, ka shtuar ai.