TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ urdhëron rinumërimin e 16 kutive të votimit në disa komuna

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka vendosur sot që të bëjë rinumërimin e 16 kutive të votimit që i përkasin komunave të ndryshme të Kosovës.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e rregullt, 5 nga këto kuti i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ndërsa 11 të tjera për Kuvende Komunale. Komunat ku do të bëhet rinumërimi janë: Deçan, Drenas, Gjilan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Vendimi është marrë bazuar në Rregulloren Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sipas së cilës kutitë e votimit rekomandohen për rinumërim në rast të mospërputhjeve të të dhënave, konkretisht kur:

  • Numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti, ose
  • Numri i nënshkrimeve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ngriti shqetësime serioze në lidhje me votimin me asistencë, veçanërisht në Han të Elezit, ku, sipas tij, janë shënuar parregullsi të theksuara.

“Mbi 500 persona në Han të Elezit kanë votuar me ndihmën e një personi tjetër. Kjo përbën rreth 10% të numrit të përgjithshëm të votuesve në këtë komunë,” tha Kurteshi.

Ai shtoi se gjysma e këtyre personave janë deklaruar se kanë probleme me shikim, por sipas tij, besueshmëria e këtyre të dhënave është e diskutueshme.

“Propozoj ndalimin e votimit me asistencë në rastet kur kjo dukuri shfaqet në përmasa të mëdha dhe të dyshimta. Të gjitha vendvotimet me numër të lartë të votimeve me asistencë duhet të shkojnë në rivotim,” theksoi ai.

KQZ nuk ka marrë ende një vendim lidhur me këtë propozim, por diskutimet pritet të vazhdojnë në mbledhjet e ardhshme.

Tags: KQZTeve1vendvotimetzgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Caktohet seanca ndaj Veljoviq i akuzuar për krime lufte, ftohet të paraqitet në organet ndjekëse

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Krahasim mbi karakterin strategjik të dy konflikteve të mëdha “Lufta e Golfit” dhe konfliktit aktual mes SHBA-Izraelit dhe Iranit

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Caktohet seanca ndaj Veljoviq i akuzuar për krime lufte, ftohet të paraqitet në organet ndjekëse

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën