TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

by tëvë1
2 vjet ago
4
A A
KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Të mërkurën pritet të filloj numërimi i votave të cilat janë nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë fizike nga mërgimtarët me 8 shkurt 2025.

Ndërsa, brenda këtyre ditëve pritet të filloj edhe numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votave jashtë Kosovës.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili njoftoi se shpallja e rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars.

“Kemi diskutuar që gjatë ditës së mërkurë të fillojmë me numërimin e votave të cilat janë nga përfaqësitë diplomatike në të cilat është mbajtur procesi zgjedhor 8 shkurt 2025. Bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë fletëvotime të cilat janë nga ky proces zgjedhor”, tha ai.

Elezi në këtë konferencë për medie në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tha se skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta siguron që askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht.

“Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, ky proces planifikojmë të fillojë gjatë ditëve në vazhdim.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, po punojnë që shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre të bëhet edhe më herët se që është planifikuar.

Elezi tha se në të kaluarën KQZ i janë dashur 18 ditë nga dita e zgjedhjeve për të shpallur rezultatin përfundimtar.

“Në krahasim me proceset zgjedhore të kaluara përgjegjësitë e KQZ në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti janë shumëfish më të mëdha…. Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu deri më datën 5 mars 2025, ndërsa certifikimi i tyre deri më 18 mars. Natyrisht që ne po punojmë që shpallja e këtyre rezultateve përfundimtare të bëhet edhe më shpejt”, tha ai.

Zëdhënësi KQZ-së, Valmir Elezi të hënën deklaroi se nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës janë refuzuar afërsisht 5 mijë pako.

“Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim”, tha ai.

Në këtë konferencë për medie u deklarua se të dielën në mbrëmje ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

Të paktën 7 të vdekur pasi trageti me 270 persona përmbyset në brigjet e Qipros veriore

Të paktën 7 të vdekur pasi trageti me 270 persona përmbyset në brigjet e Qipros veriore

iPhone 17 kryeson shitjet globale

iPhone 17 kryeson shitjet globale

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën