Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën dhe adresën e qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në secilën komunë të vendi ka nga një qendër të votimit me kusht.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson qytetarëve të votojnë me kusht nëse emri i tyre është në listën votuese, por nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar. Në secilën komunë ka një qendër të votimit me kusht”, thuhet në njoftim./teve1.info/