TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatë apo diagnozë mjekësore.

Fillimisht propozimi ishte që personat mbi moshën 75 vjeç të mos u kërkohet dëshmia mjekësore, por pas diskutimeve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u vendos mosha 80 vjeç.
Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç, është 48,977 votues.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, tha se përmes këtij propozimi po synohet që personat mbi 75 vjeç të mos ia bashkëngjisin aplikimit për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

“Personat mbi 75 vite gjatë aplikimit për regjistrim për votim në shtëpitë e tyre të mos obligohen të bashkëngjisin dokumente shëndetësore për statusin e tyre për të arsyetuar pse duan të votojnë nga shtëpia. Prandaj, është anashkalim i rregullores dhe në këtë rast personat e moshës 75 vjeç e më shumë të obligohen të bashkëngjisin në platformën e KQZ-së dokumentin e vlefshëm të identifikimit dhe një fotografi të votuesit duke e mbajtur dokumentin identifikues në dorë“, tha Elshani.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha senë rast se ka aplikime në numër të madh për votim nga shtëpia do ta cenojë numrin e fletëvotimeve që janë në dispozicion.

Ai tha se janë mbi 100 mijë votues që i takojnë moshës mbi 75 vjeç.

“Është aspekti që e bënë të vështirë në rast se kemi numër të madh të aplikimit, kjo ndikon në materialet zgjedhor që ne i kemi planifikuar dhe jemi në proces të përfundimit dhe pranimit të këtyre materialeve. Është rasti i fletëvotimeve që janë shtypur në Slloveni për çka KQZ, ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që duhet të shtypen kategoria me nevoja të veçanta, votojnë përmes fletëvotimeve rezervë që ne i parashikojmë për këtë kategori të votuesve”, tha ai.
Kurse, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi deklaroi se ndryshimi nuk është problematik nëse respektohen detyrimet institucionale.
“Mendoj që nuk ka diçka të keqe anashkalimi i rregullores në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja e qytetarëve, por pa i anashkaluar të drejtat dhe obligimet si të institucioneve ashtu edhe të qytetarëve që kanë”, tha ai.
Ndërsa, Sami Hamiti anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës u dakordua që zgjidhja më e mirë është mosha mbi 80 vjeç.

“Mendo se pas analizës që kësaj radhe 80 vjeç mund të jetë, e pastaj ta shohim në zgjedhjet tjera”, tha ai.

Po në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e parë me 283 vëzhguesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.

Prej tyre tri janë Organizata Joqeveritare, tri ambasada dhe 11 media.

“Zyra ka përgatitur rekomandimin për 17 organizata vëzhguese të cilat organizata plotësojnë kriteret ligjore siç janë përcaktuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore përkatëse. Po i rekomandoj një nga një e para është Institucioni i Avokatit të Popullit që ka paraqitur kërkesë për akreditimin si organizatë vëzhgues dhe vëzhguesit individual të saj gjithsej 66 vëzhguesë. …në kuadër të organizatave vëzhguese të llojit përfaqësi diplomatike në Republikën e Kosovës janë gjithsej 2 e para është Ambasada Britaneze në Prishtinë e cila ka aplikuar për akreditim me 7 vëzhgues… Po ashtu, ka aplikuar për vëzhgim edhe Ambasada e Japoninë në Kosovë me tre vëzhguesë …në kuadër të llojit organizata jo qeveritare janë si në vijim, OJQ Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN Kosova ka aplikuar gjithsej me 46 vëzhgues etj”, tha ai.

Sqarime rreth akreditimit apo jo të Institutit të Kosovës për Drejtësi si vëzhgues në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Elshani tha se kërkesa është në trajtim e sipër.

“Në statutin e kësaj organizate ceken kushtet e veprimit, po asnjëra nga fushat e veprimit nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut siç përcaktohet në ligjin për zgjedhjet dhe rregullore. Në anën tjetër ajo që kemi parë tek kjo organizatë është që organizata në fjalë ka publikime të tëra lidhur me drejtësinë në zgjidhje dhe lidhur me këtë zyra është duke e trajtuar seriozisht aplikimin e saj sepse ne shohim publikimet në raport me zgjedhjet dhe fusha ku ata merren me zgjedhje është drejtësia në zgjedhje edhe kjo ka na ka bërë me shqyrtuar kërkesën e kësaj organizate. Jemi në shqyrtim e sipër besoj në mbledhjen e radhës zyra do të vijë me një rekomandim. Por, në kuadër të statutit Zyra e ka vlerësuar drejtë aplikimin e kësaj organizate jo qeveritare”, tha ai

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR ka deklaruar për situatën e sigurisë pas deklaratës së nënkolonelit britanik

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR ka deklaruar për situatën e sigurisë pas deklaratës së nënkolonelit britanik

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Gjobiten Trepça e Peja

Palestrës “Minatori” i shtohen ulëse të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën