TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ: Janë shtuar ekipet e numërimit, rinumërimi i votave pritet të zgjasë 12–14 ditë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Ekipeve të numërimit të votave do t’u duhet t’i rinumërojnë edhe 1 mijë e 947 vendvotime gjatë ditëve në vazhdim, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga 914 vendvotime që ishte vendosur më herët të rinumëroheshin, kanë mbetur edhe 304 të tilla. Por pas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë proces do të përfshihen edhe 1,643 vendvotime që i takojnë 28 komunave.

“Duke u mbështetur në dy vendimet e KQZ-së (13 dhe 19 janar 2026) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve rinumërimi do të përfshijë të gjitha vendvotimet, 2,557 sosh, në të cilat më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar votimi i rregullt. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 19 janar 2026, ora 16:00) në QNR janë rinumëruar 610 vendvotime. Pra, gjatë ditëve në vazhdim, në përgjithësi do të rinumërohen 1,947 vendvotime”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se në QNR janë shtuar kapacitetet dhe se rinumërimit i 1,947 vendvotime mund të marrë kohë 12 – 14 ditë.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është shtuar numri i ekipeve të numërimit. Aktualisht, janë 38 ekipe të tilla vetëm gjatë një ndërrimi pune, pra 76 gjithsej. I gjithë procesi i rinumërimit të 1,947 vendvotimeve / kutive të votimit, mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë”.

Në mbledhjen e së hënës, KQZ mori vendim për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Ndërkaq, sipas vendimit të mëhershëm të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, parashihej rinumërimi i plotë në 10 komuna, si: Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nxori dallime prej qindra deri në mijëra vota për kandidatët brenda subjekteve politike. Kësisoj, KQZ vendosi sot në një mbledhje për rinumërim të plotë të të gjitha votave.

Tags: KQZTeve1vota
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën