TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KQZ-ja zëvendëson komisionarët e partisë së Jabllanoviqit të tërhequr nga gara

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
KQZ-ja zëvendëson komisionarët e partisë së Jabllanoviqit të tërhequr nga gara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të zëvendësuar komisionarët e nominuar nga partia politike, Partia Kosovskih Srba (PDK), të cilët kanë njoftuar këtë institucion se nuk do të dalin në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.

Njoftimi i tyre ka ardhur pas tërheqjes së kreut të kësaj partie, Aleksandër Jabllanoviq nga kandidimi i tij për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Zëvendësimi i tyre do të bëhet me staf lokal nga administrata e Agjencionit për Regjistrim Civil.

Kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit, Burim Ahmetaj tha se për zëvëndësimin e tyre janë bërë të gjitha verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

“Kemi dorëheqje dhe mospjesëmarrjen e komunës së Leposaviqit së bashku me anëtarët e komisionit dhe për t’i plotësuar të gjitha vendet e lira, sekretariati ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe dispozitat ligjore, t’i plotësojë me staf. Janë bërë të gjitha verifikimet qoftë edhe prej zyrtarëve të administratës lokale, që janë të regjistrit civilë, poashtu dhe stafi i sekretariatit të cilët do të jenë dhe do të shërbejnë si anëtar të këshillit në ditën e zgjedhjeve. Të gjitha këto vendime i ka marrë sekretariati dhe rekomandimin e bazon në dispozitat ligjore për zgjedhjet e përgjithshme”, shtoi ai.

Ahmetaj tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e nesërme në katër komunat në veri, derisa shtoi se janë edhe 25 persona nëpër burgje, të cilëve do t’iu mundësohet votimi.

“Në 13 qendrat e votimit të cilat janë alternative, tanimë janë duke u bërë përgatitjet e fundit që të funksionalizohen të gjitha dhe së bashku me qendrat e rregullta të votimit, në mënyrë që të krijohen kushtet për organizmin e zgjedhjeve. Nga raportet e divizioneve, përkatësisht nga shërbimi i votuesve kemi pranuar një listë të personave që janë të ngujuar në institucione…sekretariat me miratimin e KQZ-së, do të dërgoi ekipe mobile dhe do t’u jap të drejtë të gjithë këtyre votuesve për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar“, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi i ftoi qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Ne si komision i kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t’i organizuar zgjedhjet. Kemi të gjitha vendvotimet që i kemi miratuar, i kemi vendosur kontejnerët në vendet e caktuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve nesër, andaj në emër të KQZ-së unë ftojë të gjithë qytetarët e komunave të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dal në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet e tyre demokratike.. me shpresë që i gjithë procesi do të shkoj i qetë dhe i lirë”, tha ai.

KQZ-ja gjithashtu ka miratuar planin operacional për ditën e nesërme të zgjedhjeve./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident në Livoq të Gjilanit

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Ekipi saudit Neom, dorëzohet për Xhakën, Sunderlandi e Fenerbahçe në garë

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

“InfoNata” 17.07.2025

“InfoNata” 17.07.2025

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X