TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by teve1
4 muaj ago
2
A A
KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot planin për organizimin e procesit të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime, të vendosura në 36 shtete të ndryshme të botës.

Megjithatë, kjo listë do të mund të rishikohet nga KQZ, varësisht nga numri i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike

Gjithashtu, KQZ caktoi numrin maksimal 950 votues që mund të regjistrohen për të votuar në një vendvotim në përfaqësi diplomatike, ndërsa numri maksimal i përgjithshëm i votuesve që mund të regjistrohen në këto qendra arrin në 62 mijë e 700.

Përveç hapësirave diplomatike, Qendra të Votimit do të hapen edhe në lokacione shtesë, jashtë përfaqësive zyrtare, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Këto lokacione shtesë përfshijnë 10 qendra votimi (5 në Gjermani, 3 në Zvicër, 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1 në SHBA), me gjithsej 43 vendvotime, ku mund të regjistrohen deri në 40 mijë e 850 votues.

Në mbledhje u prezantua edhe Lista Preliminare e Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Lista përmban 2,076,422 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 1,067,499 janë burra dhe 1,008,923 gra.

Lista aktuale ka 7,324 votues më shumë sesa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në fund të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e sloganit zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Slogani i fushatës informuese është: KOSOVA VOTON./teve1.info./

Tags: DiasporaKomisioni Qendror i ZgjedhjeveQendra votimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Sfida të rëndësishme në elitën e basketbollit

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën