Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku mes të tjerash do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësive diplomatike.
Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:30
Në rend të ditës është po ashtu shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të numërimit.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen të dielën e 12 tetorit.