TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ: Dështon iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në komunat veriore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KQZ: Dështon iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në komunat veriore

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në konferencën për medie pas mbylljes së vendvotimeve në komunat veriore të vendit, ka njoftuar se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në këto komuna ka dështuar.

Kjo pasi sipas kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi nuk është arritur 50 për qind plus një që është përqindje e domosdoshme, shkruan teve1.info.

“Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeversjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha ai.

Derisa Radoniqi bëri të ditur edhe numrin e daljes së votuesve në këto katër komuna.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se 23 Qendrat e Votimit janë mbyllur në orën 19:00.  Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre, është si në vijim:  Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%;   Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%;   Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%; Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%”, tha Radoniqi.

Derisa theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkundër sfidave, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të organizuar procesin e votimit në këto komuna, duke dëshmuar përkushtimin e madh që qytetarëve t’iu mundësojë realizimin e të drejtës së tyre demokratike dhe ligjore.

“Në fund, dua të falënderoj të gjithë stafin, akterët tjerë institucional dhe vëzhguesit që ndihmuan KQZ-në në organizimin e këtij procesi. Gjithashtu, shprehim mirënjohje edhe për punën e mediave dhe informimin e vazhdueshëm që e ofruan nga terreni”, shtoi Radoniqi./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person në Gjakovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Live – Nis seanca e Kuvendit

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Prokuroria: Veseli nuk ka përmbushur detyrat si një eprorë i përgjegjshëm

Prokuroria: Veseli nuk ka përmbushur detyrat si një eprorë i përgjegjshëm

Prokuroria: Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet

Rreth 70 mijë vizitorë vetëm në një muaj vizituan Kosovën

Rreth 70 mijë vizitorë vetëm në një muaj vizituan Kosovën

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prizren, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën