TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KPM: Kemi pranuar 7 ankesa për shou-reality

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​KPM: Kemi pranuar 7 ankesa për shou-reality

Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar shtatë ankesa lidhur me shoun televiziv dhe përmbajtjen e tij, por ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë këto ankesa, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Jeton Mehmeti gjatë takimit me Komisionin për të drejtat e njeriut ku temë diskutimi ishte promovimi i dhunës ndaj grave nё media.

Mehmeti teksa foli për natyrën e ankesave të pranuara, tha se për shkak se shumica e tyre janë pranuar dje nuk kanë arritur t’i trajtojnë. Ai tha se për këtë shfaqje televizive nuk kanë mbajtur mbledhje.

“Kemi pranuar shtatë ankesa katër prej të cilave kanë të bëjnë me detyrimin e viktimës për të ndarë të njëjtën hapësirë me dhunuesin. Një ankesë tjetër ka të bëjë me keqpërdorimin e inteligjencës artificiale nga ky shou televiziv…Kemi një ankesë tjetër nga një qytetar i cili thotë se ky shou është jo edukativ prandaj si KPM duhet ta ndaloni, natyrisht kemi edhe një ankesë tjetër i cili thotë se thjesht ndjehem i fyer nga komentet e analistit në studio i cili bënë komentimin e ngjarjeve në shou. Asnjëra prej këtyre ankesave nuk kemi arritur t’i trajtojmë sepse kanë ndodhur shumë shpejt në këto ditët e fundit shumica prej tyre kanë ndodhur dje”, theksoi ai.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkoi të di arsyen e mos reagimit të KPM-së lidhur me përmbajtjen e shout të realitetit.

“Pse nuk keni reaguar, pse jemi në këtë gjendje a keni pas arsye me reagua pas informatës që personi në fjalë ka qenë banor në shtëpi, a keni pas bazë ligjore për të reaguar”, pyeti Balje.

E shqetësuar për përmbajtjen e këtij show televiziv u shpreh edhe anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu e cila tha se nuk kanë të drejtë t’i diktojnë një mediumi se kë mund ta ftojë ose jo në emision. Ajo tha se në bazë të Konventës së Stambollit mediat kanë përgjegjësi që të evitojnë promovimin e dhunës.

“Edhe për mua ka qenë shumë shqetësuese, është shqetësues nëse e shoh prej pjesës personale, në anën tjetër sa i përket pyetjes tuaj….në bazë të dokumenteve tona nuk është se ne kemi të drejtë një televizioni t’i diktojmë se kë mund ta ftoj në një emision do ta përjashtoj edhe pse neve personalisht edhe si KPM dhe si anëtarë dhe qytetarë na ka shqetësuar jashtë mase. Ta kishim pasur një të drejtë të tillë, të jeni të sigurt nëse askush tjetër unë do ta ka kisha iniciuar”, theksoi ajo.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza theksoi se promovimi i dhunës është i papranueshëm.

“Situata është vërtetë bardhë dhe zi, ne kemi një situatë ku ne kemi një grua që ka dalë në televizion edhe ka thënë “kam dhunë fizike”, ka dalë me shenja të dhunës, e kemi parë të gjithë edhe tash jemi në një situatë tjetër ku i njëjti person i cili është akuzuar dhe ka pasur urdhër mbrojtës…sot është në të njëjtën shtëpi dhe produksioni i vendos përballë me u sqarua…për mua kjo është totalisht e papranueshme”, thekoi ajo.

Mos promovim të dhunës në medie kërkoi edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.

“Nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të mbrojtur të drejtën themelore e në këtë rast të grave dhe në të njëjtën kohë mundësinë që medie mos të jenë me apo pa dashje me qenë promovues të dhunës. Kjo është shqetësimi im kryesor, ky emision mund të jetë vetë pretekst por megjithatë mendoj se kemi debat më të gjerë në këtë se si mund të kemi rregullore që mediat vetvetiu ta kuptojnë deri ku shkon gjuha seksiste dhe dhunimi psikik emocional”, theksoi ajo.

Nimon Rracaj, kryeshef ekzekutiv në KPM, theksoi se pa analizimin e kërkesave dhe përmbajtjes është herët të flitet nëse ka pasur shkelje me këtë rast ose jo.

“Ne do ta mbikëqyrim përmbajtjen nëse aty banorët që janë prezent manifestohet dhuna dhe promovohet dhuna si e tillë ka bazë të reagojë KPM, sepse në përmbajtje është duke ndodhur promovimi… KPM nuk ka mandat të mbikëqyrë zbatimin ose jo të masave penale nëse ka masa penale është dashur të reagojnë institucionet përkatëse”, deklaroi Rracaj.

Lidhur me përmbajtjen e shout të realitetit ka pasur reagim të madh nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën