TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPK merr vendim për transferimin e dy prokuroreve në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
KPK kërkon nga Prokuroria e Mitrovicës masa për funksionimin e punës pas largimit të prokurorëve e gjyqtarëve  serbë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e 230-të të mbajtur të martën, ka vendosur që dy prokuroret e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Ajtene Zoni dhe Albana Parduzi, të transferohen përkohësisht për një periudhë prej 6 muajve, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, për transferimin e një numri të prokurorëve nga prokuroritë tjera.

Këtë kërkesë kryeprokurori Ujkani e ka bazuar në gjendjen e jashtëzakonshme të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për shkak të mungesës së prokurorëve, veçanërisht në Departamentin e Përgjithshëm, ku aktualisht është i angazhuar vetëm prokurori Arjan Xhema.

Pas dorëheqjeve të prokurorëve serbë, me vendim të U.D. të kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë transferuar tre prokurorë, Halim Borovci dhe Zef Prendrecaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Ajtene Zoni nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokurori Halim Borovci pas një kohe është kthyer në Prishtinë, e i cili është zëvendësuar nga prokurori Astrit Gashi, e ky i fundit pas një kohe të shkurtër është dekretuar në pozitën e gjyqtarit.

Prokurorëve Zef Prendrecaj dhe Ajtene Zoni më 15 maj të këtij viti, iu ka skaduar afati i vendimit të transferimit të përkohshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Kështu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në mbledhjen e së martës, ka konstatuar se prokuroret Ajtene Zoni dhe Albana Parduzi kanë shprehur vullnetin e tyre që të transferohen përkohësisht apo përherë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pasi të njëjtat kanë deklaruar se i plotësojnë kushtet për transferim, nuk kanë asnjë masë diciplinore, janë të gatshme të ndihmojnë në tejkalimin e gjendjes alarmante në Mitrovicë, dhe kanë marrë edhe pëlqimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mbledhjen e së martës, KPK vendosi që prokurorja Ajtene Zoni të transferohet përkohësisht për një periudhë prej 6 muajve, nga dita e nesërme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pasi e njëjta ka qenë e angazhuar që nga 15 nëntori i vitit të kaluar, e deri më 15 maj të këtij viti, ka lëndë aktive atje, dhe ka qenë koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Ndërsa, prokurorja Albana Parduzi do të transferohet në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë po ashtu për një periudhë prej 6 muajve, që nga data 5 qershor 2023, pasi nevojitet kohë për shkarkimin nga lëndët me të cilat është aktualisht e ngarkuar, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Po ashtu, KPK vendosi që më 1 qershor 2023 të hapet konkursi i brendshëm për transferimin e përhershëm të prokuroreve Zoni dhe Parduzi në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Tags: Ismet UjkaniKPKProkuroria Themelore ne Mitrovice
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën