TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KPK i reagon Kurtit e ministrave: Të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese

nga tëvë1
19 Gusht, 2023
0
A A
KPK i reagon Kurtit e ministrave: Të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka quajtur tendencioze, të pavërteta dhe linçuese deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit qeveritar, rreth sistemit prokurorial në vend.

Sipas KPK-së, të njëjtit, përmes paragjykimeve dhe hamendësimeve, po tentojnë ta godasin sistemin prokurorial “në çdo mënyrë dhe në çdo rast”, përcjell teve1.info

Tutje, ata i kanë bërë thirrje Kurtit dhe ministrave që të përmbahen nga deklaratat, pasi siç thonë, sulmet ndaj kryeprokurorëve e prokurorëve me emra e mbiemra janë ndërhyrjë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.

“KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit. KPK-ja, thekson në mënyrë të qartë dhe të palëkundur se deklaratat dhe akuzat e tilla të pabaza dhe qasja e tillë e një pushteti tjetër, duke sulmuar dhe linçuar kryeprokurorët dhe prokurorët me emra dhe mbiemra, është shkelje e patolerueshme dhe tentativë e dështuar për të ndërhyrë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Prandaj, KPK-ja dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit dhe ministrave të tij, duke theksuar se këto deklarata janë krejt të kota ndaj Prokurorit të Shtetit, i cili nuk ndikohet nga qarqet politike dhe grupet e interesit, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti me dyshim për keqpërdorim të parasë publike dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë”, thuhet tutje.

Kryeministri Kurti, gjatë deklaratës që bëri dje rreth tri arrestimeve nën dyshimin për keqpërdorime në rezervat shtetërore, deklaroi se Ministritë kanë deponuar qindra raportime zyrtare e kallëzime penale për krimin e korrupsionin që e kanë gjetur, por sipas tij, “kjo nuk i ka bërë përshtypje Prokurorisë së Shtetit”. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon ashpër ndaj deklaratave me përmbajtje tejet tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj Institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj, të bëra dje dhe sot nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministrave të kabinetit qeveritar, mbi bazën e paragjykimeve dhe hamendësive, duke tentuar të godasë sistemin prokurorial në çdo mënyrë dhe në çdo rast.

KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit.

KPK-ja, thekson në mënyrë të qartë dhe të palëkundur se deklaratat dhe akuzat e tilla të pabaza dhe qasja e tillë e një pushteti tjetër, duke sulmuar dhe linçuar kryeprokurorët dhe prokurorët me emra dhe mbiemra, është shkelje e patolerueshme dhe tentativë e dështuar për të ndërhyrë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu, KPK-ja, deklaron se do të mbështesë fuqishëm dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet juridike-ligjore, që ka në dispozicion, punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës dhe, më këtë rast, u bën thirrje publike të gjithë faktorëve, në veçanti, Qeverisë së Kosovës që të qëndrojë larg deklaratave të tilla, tentativave për ndërhyrje dhe presione të drejtpërdrejta dhe të kota, që bien në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Prandaj, KPK-ja dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit dhe ministrave të tij, duke theksuar se këto deklarata janë krejt të kota ndaj Prokurorit të Shtetit, i cili nuk ndikohet nga qarqet politike dhe grupet e interesit, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti me dyshim për keqpërdorim të parasë publike dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë.

Këshilli Prokurorial është i përkushtuar me të gjithë mekanizmat e tij që të punojë, mbrojë dhe avancojë çdo vlerë të integritetit, dinjitetit dhe transparencës publike, si dhe të luftojë çdo tendencë për presion dhe ndërhyrje nga ana e kujtdoqoftë.

KPK-ja bën thirrje që Prokurori i Shtetit, puna dhe misioni i tij, të jenë jashtë çdo agjende të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorëve nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara dhe as këto deklarata dhe veprime jokorrekte, joetike dhe të padinjitetshme nuk do të arrijnë të zbehin punën e prokurorëve.

KPK-ja potencon se Prokurori i Shtetit, si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në vendin tonë, do të punojë intensivisht për ndriçimin deri në fund të të gjitha rasteve në punë, ndaj të gjithë atyre zyrtarëve të dyshuar dhe të veshur me pushtet, pavarësisht tentativave për ndërhyrje, duke vënë në pah përfundimisht dhe me konsekuencë se pavarësia e sistemit prokurorial është thelbësore dhe e rëndësishme në rrugën që kemi përpara.​

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA bombardon Iranin

SHBA bombardon Iranin

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Arrestimi i dy policëve në Pejë, IPK njofton se janë nënkolonel dhe kapiten policor

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

SHBA bombardon Iranin

SHBA bombardon Iranin

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Izraeli paralajmëron për një luftë të zgjatur ndërsa vazhdon të sulmojë Iranin

Izraeli paralajmëron për një luftë të zgjatur ndërsa vazhdon të sulmojë Iranin

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Arrestimi i dy policëve në Pejë, IPK njofton se janë nënkolonel dhe kapiten policor

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X