Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se i është drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
KPK-ja tha se kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi i rekrutimit.
“Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së, përcjell teve1.info.
Tutje, KPK tha se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial por edhe për sundimin e ligjit.








