Këtë të premte për herë të dytë brenda një jave, punëtorët e KOSTT-it u rikthyen në protestë, duke kërkuar paga më të larta, kompensim të orëve shtesë dhe vlerësim për punën e rrezikshme.
Para hyrjes kryesore të kompanisë, dhanë mesazh që nuk do të ndalen deri në përmbushje të kërkesave.
E rritja e pagës bazë është kërkesa kryesore e këtyre punëtorëve.
“Jemi mësu na qe 20 vite me na e kthy shpinën edhe menaxherat e mëhershem edhe këta edhe ata që do të vinë kanë me qenë si këta, jemi msu mu shkatërru jemi mësu mu shkel po besoj që është ardhë fundi”, tha punëtori Nuhi Qerkeqi.
“Na jemi vetëm për ngritjen e pagës bazë asgjë tjetër vetëm ajo të rritet asgjë tjetër nuk dojmë”, tha Riza Kastrati.
“Me protestë nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona edhe nuk ka kush që na ndalë e as që na tutë”, tha punëtori tjetër Yzer Zekaj.
Kjo protestë kësaj radhe ishte më ndryshe.
Para punëtorëve doli Fatmir Muqolli, aktivist i çështjes kombëtare, i cili pati një mesazh për protestuesit.
“Heshtja jonë është arma tyre por mjaftë më ne nuk duam të jetojmë për të mbijetuar duam të jetojmë me dinjitet të kemi kohë për fëmijet tanë, të mos shkojmë në shtepi të thyer shpirtërisht, të mos marrim kredi për ti paguar faturat, të mos e llogaritim çmimin e bukës në pikatore pagat janë aq të ulëta sa punëtorit nuk i del as për nevoja bazë dhe kjo është një injorancë një padrejtësi që nuk mund të tolerohet as të mbulohet në heshtje”, tha Muqolli.
Madje Arben Pllana, kryetar i sindikatës së pavarur të punëtorëve, paralajmëroi protestën e radhës më 15 gusht dhe theksoi gatishmërinë për marrëveshje.
“Dje ne ora 16:00 kam marrë një telefonat ku më kanë ftuar në takim që sot ta zhvilloj në orën 9:00 mirëpo unë kam kërku që takimin ta zhvillojmë në ora 8:00 ata nuk deshtën sepse nuk kanë dashtë ta prishin gjumin mirëpo na jemi për takim na jemi për marrëveshje jo për shantazh. Protestën e radhës sot një javë me 15.08 nga ora 10:00 protesta do të jetë më ndryshe do të informoheni më kohë”, lajmëroi Pllana.
E në anën tjetër mbështetjen këtyre punëtorëve ja dhanë edhe Sindikata e KEK-ut dhe ajo e Shëndetësisë.
“Ne do të pajtohemi me përgjegjësinë e juaj atëherë kur punëtorët vlerësohen sepse kur punëtorët nuk vlerësohen, nese kuadrat e kësaj korparate të Kostt-it nuk respektohen këta do të ikin e nesër nuk do ti kemi prandaj Kostt-i edhe po ti ketë miliardat nuk mund të ecë përpara por do të falimentojë sepse pasuria aseti kryesorë i këtij gjiganti është punëtori”, tha Nexhat Llumnica.
“Ne sot si federatë sindikale e shëndetësisë jemi për të mbështetur për tu solidarizuar me kërkesat e punëtorëve të Kostt-it me kërkesat të cilat përkojnë dhe me kërkesat tona dhe gjithë punëtorisë në Kosovë prandaj ne do të jemi bashkë saherë e kërkon nevoja duke i përfshi gjitha kërkesat si rrezikshmërinë që i ka prek ghithë punëtorët që i ka prek pa dallim ne veçanti punëtorët e Kostt-it”, tha kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë, Tevide Imeri.
Përfaqësues të sindikatës kanë bërë të ditur se kërkesat e tyre janë adresuar disa herë, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje konkret.
Pas protestës punëtorët u larguan, por pankartat mbetën.