Në një qytet të njohur për luksin, qetësia u ndërpre për disa orë mëngjesin e së shtunës.
Dubai po përballet me alarmime sigurie dhe thirrje për qëndrim brenda, pas disa sulmeve raketore të regjistruara që nga e diela.
Mes atyre që po e përjetojnë situatën nga afër është edhe Anes Krasniqi, student nga Kosova, i cili ndodhet në Dubai për studime.
Krasniqi tregon për Tëvë1se institucionet reaguan me shpejtësi dhe se qytetarët u informuan vazhdimisht për çdo zhvillim.
“Gjendja në përgjithësi jo vetëm per mu por për gjithë qytetarët edhe shoqërinë në përgjithësi nuk ka qenë shumë alarmante dhe shumë shqetësuese shteti ka qenë në gatishmëri kanë bo gjithcka për me i mbrojtë qetësinë edhe me kon gjithcka në rregull e kanë pasë gjithcka nën kontroll gjithë kohës jemi të lajmëruar për gjithcka, na kanë lajmëru me qëndru brenda mos me lëviz shumë pa urgjencë”, ka thënë Krasniqi
E kthimi i tij në Kosovë Krasniqi thotë që varet nga rifillimi i fluturimeve.
“Unë jom këtu që tash jamë në semester të dytë, vitin e parë jam në studime për intelegjencë artificiale. Ambasada ka dergu komunikatë personalisht jo por ka tregu qe janë në gatishmëri edhe janë krah krejt turistave edhe kosovart edhe shqiptart që jon ketu me ju ndihmu për cka do.Unë në fund të kësaj jave e kom pas plan edhe bileten e kom ble per te premtën tash varet a lëshohen fluturimet deri atëherë po nese lëshohen të premtën kthehem”, ka thënë tutje Krasniqi.
Tensionin e sulmeve raketore dhe me dronë në Dubai, po e përjeton edhe shqiptari tjetër Elson Bytyqi, i cili është banor resident.
“Na jemi kon të surprizuar kur e kemi pa Burj al Arab me kon tu u djeg ose me i pa do struktura shumë te ngarkume të cilat janë duke marr zjarr se kemi kuptu qysh ka mundësi kjo për qeta është be e madhe knej. Janë do njerëz që kan pasë shumë frik qe kan provu me dal prej shtetit amo problemi është se këtu airoportet janë mbyll kanë dasht me marr private jaht që me ik, amo airoporti është hala i mbyllun do kanë shku me u mshef amo po është kon ndryshim se njerzit kanë frik dhe dojn me dal prej shtetit”, u shpreh Bytyqi.
Që nga e diela, ministria e punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka aktivizuar numrat emergjent, dhe ka njoftuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me kosovarët që ndodhen në Lindjen e Mesme.
“Sipas të dhënave më të fundit, në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës
Në Arabinë Saudite 331 qytetarë, ne Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetar rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri me sot në Katar 75 qytetarë
Ne Kuvajt perafersisht 60 qytetare, ne Bahrein 4 qytetare, ne Oman 2 qytetarë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ministria kanë thënë që janë duke punuar në menyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve perkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më te pershtatshme për evakuimin e qytetareve.








