TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosovarët e preferojnë Harris për presidente të SHBA-së, njohësit thonë se Kosova nuk duhet të ketë pozicionim

nga Rinesa Osmanaj
9 muaj më parë
0
A A
Kosovarët e preferojnë Harris për presidente të SHBA-së, njohësit thonë se Kosova nuk duhet të ketë pozicionim

Qytetarët amerikanë po votojnë në zgjedhjet presidenciale në mes të kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris. Por kronika në vazhdim tregon se ku duhet të pozicionohet Kosova dhe se kë favorizojnë shqiptarët në Kosovë.

Qytetarët amerikanë më 5 nëntor po votojnë në zgjedhjet historike presidenciale.

Shtatë shtetet kryesore pritet të përcaktojnë  rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.

Amerikanja, Janet Reineck e cila jeton që disa muaj në Kosovë, thotë se kjo ditë është më e rëndësishmja e këtij shekulli.

“Kjo ditë sot është momenti më kryesor më i rrezikshmi më domethënës, se krejt momentet tjera në këtë shekull deri tani, sepse ka ndikim shumë në Amerikë por ka ndikim edhe në krejt botën sidomos në Evropë dhe sidomos në Kosovë ka me pas shumë ndikim) 01:09 –01:29 (Krejt e dinë që Kamala është trashëgimtare e Kllinton, dmth ai ka qenë demokrat dhe ajo është demokrate. Ai është i dedikuar për Evropën, për NATO-n, në mbajtje për shtetet e vogla të Evropës që Trump është në tjetër botëkuptim totalisht”, ka thënë ajo.

E për kosovarët e rëndësishme është që të fitojë Kamala Harris.

“Kush do që fiton për neve do të jenë përafërsisht të njëjtë, mbi të gjitha dëshira jonë më e madhe kish me qenë më fitu Kamala Harris” ,ka thënë qytetari, Izet Zhuja.

E njëjtin mendim e ka edhe qytetari, Mehmet Duçi.

“Unë mendoj që ne pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë me demokratet, me Harris, mirëpo nuk do të thotë sepse politika amerikane nuk ndryshon”, ka thënë Duçi.

“Unë mendoj që dytë kanë me qenë të mirë për shtetin e Kosovës sepse ne jemi aleat të SHBA dhe ju sugjeroj prej këtu që mos me pas kacafytje në mes vete sepse po krijon një imazh të keq ndërkombëtar”, tha qytetari, Skender Berisha,.

Ndërsa kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi  thotë se shqiptarët nuk duhet të pozicionohen.

“Ne nuk duhet të pozicionohemi, ne duhet të pozicionohemi vetëm karshi SHBA, çdo kandidat që fiton zgjedhjet, ne ashtu edhe nuk kemi mundësi që të i ndryshojmë gjërat, atëherë së paku me deklarata ta krijojmë një ndikim ose një perceptim të kandidatëve eventualë që do të zgjidhet ose partia që mundet me i fitu zgjedhjet”.

Të njëjtin mendim e ka edhe ish-diplomati, Blerim Canaj.

Sipas tij, pozicionimi i Kosovës nuk ka ndonjë ndikim.

“Kosovës nuk do t’i duhej një pozicionim për shkak se SHBA e kanë një politikë shtetërore në raport me Kosovën, nuk do të thotë se ndryshon kumedit se çfarë, mund të ndryshojë ecuria e procesit, mund të ndryshojë forma, mirëpo politika afatgjate me Kosovën mbetet ajo strategji e cila është shtetërore”, tha ai.

Qendrat e votimit u hapën në orën 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin.

Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete, sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Numri i të vdekurve në Gaza tejkalon 59,000, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Kërkues ndihmash dhe punonjës shëndetësorë mes 56 viktimave në sulmet më të fundit izraelite në Gaza

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Thirrjet antishqiptare në RMV- Prokuroria nis hetimet, reagon edhe kryeministri Mickoski

Thirrjet antishqiptare në RMV- Prokuroria nis hetimet, reagon edhe kryeministri Mickoski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X