TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kosova, vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

nga TËVË 1
9 Mars, 2024
0
A A
Ushtrimet që ju japin forcë, vitalitet dhe energji

Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina.

Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind. Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.

Kryeqyteti shënon numrin më të madh të vizitorëve sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me burim nga strukturat akomoduese.

Ndërsa numrin më të madh të netëve të qëndrimit nga vizitorët ka shënuar Peja me 678 mijë e 899 net-qëndrime.

Vendi është bërë atraktiv për vizitor nga rajoni, Evropa dhe Japonia.

Turisti nga Japonia i cili ka qëndruar për vizitë këto ditë në Prishtinë, Charles thekson se Kosova ka vende të bukura dhe njerëzit këtu janë miqësorë.

“Unë mendoj se njerëzit këtu janë vërtet miqësorë, kudo që shkoj, pa marrë parasysh në një restorant apo një kafene. Të gjithë janë vërtet të mirë me mua. Ata janë tepër miqësorë, janë shumë të këndshëm për të folur me ta”, thekson Charles.

Po ashtu një turist tjetër thekson se një mik i tij ia ka rekomanduar Kosovën dhe pastaj ka ardhur për të vizituar. Ai shton se Kosova është e bukur me njerëz shumë të dashur e miqësor.

“Më pëlqejnë njerëzit, janë shumë miqësorë. Ata më flasin, nëse kam nevojë për orientim është shumë e lehtë të flasësh me ta. Mund të përpiqem të jetoj këtu, është lirë, në krahasim me euron. Këtu me 5 € mund të hani, të ngopeni, të hani çfarë të doni. Por është e mundur, unë mund të jetoj këtu” vijon ai.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin.

Për këtë arsye Unioni bën apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Ndërsa, kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KP se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Ndërsa, nga Ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme.

Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, Kosova, gjithashtu, do të promovohet edhe përmes panaireve ndërkombëtare, ku marrin pjesë operatorë turistikë, me mbështetje nga MINT/ KIESA, të cilët promovojnë dhe shesin oferta turistike për Kosovën, përmes Regjistrit të turizmit,-si platformë elektronike që ofron informacion për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit në Republikën e Kosovës, përmes platformave digjitale, ‘Fam Tripeve’ dhe të tjera të ngjashme.

Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 prill, ku do të ketë mbi 300 kompani ekspozuese që do të prezantojnë produktet e tyre nga 15 shtete evropiane.

Tags: ASKKosovavizitorë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X