Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e nis sonte rrugëtimin në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Egjipt.
Nga ora 18:30, Dardanët do të përballen me Zvicrën, në një sfidë ku synojnë një rezultat pozitiv për ta nisur garën mbarë.
Kosova bën pjesë në Grupin B, ku ndodhen edhe Hungaria dhe Maroku, ndaj të cilave do të luajë të premten dhe të shtunën.
Kjo është hera e tretë që një përfaqësuese e Kosovës merr pjesë në një Kampionat Botëror të hendbollit.
Kësisoj, hendbolli është sporti i vetëm ekipor që e ka arritur këtë sukses ndërkombëtar për vendin