TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova shënon rritjen më të madhe të të hyrave nga tatimet në Ballkanin Perëndimor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
ATK: Lëshoni kuponë fiskalë për shitje online

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se në Kosovë të hyrat nga tatimet kanë shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton teve1.info

Sipas një komunikate të Administratës Tatimore të Kosovës, raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e ATK-së në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

“Saktësisht brenda raportit të FMN-së thuhet se “Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizimit.

Gjithashtu, në raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore (rritjen e numrit te bizneseve që paguajnë tatim). Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme. Kjo është mbështetur nga përpjekjet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në formën e rritjes së kontrollave dhe inspektimeve në teren”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas njoftimit, në raport theksohet edhe përkushtimi i ATK-së në formalizmin e punësimit, ku thuhet se sipas të dhënave në nivel sektori tregohet se mbështetja e qeverisë për të rritur punësimin formal, duke përfshirë edhe femrat, gjithashtu shpie në rritjen e të hyrave nga Tatimi në të Ardhura Personale ( TAP).

“Rritja e punësimit në sektorët që priren të kenë nivele relativisht të larta informaliteti, siç ёshtё akomodimi, shërbimi ushqimor dhe sektori i ndërtimtarisë, kanë zgjeruar bazën tatimore të TAP. Rritja e punësimit të femrave mund të shpjegojë gjithashtu një pjesë të rritjes së punonjësve të regjistruar. Ndërsa, punësimi i femrave në Kosovë ka qenë relativisht i ulët, ai u rrit më shpejt se punësimi i meshkujve gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje të përqindjes së femrave në punësimin total nga rreth 30 për qind në vitin 2012 në rreth 40 për qind në vitin 2022.

Ndër të tjera, në këtë raport vlerësohet edhe rritja e bazës tatimore sipas llojeve të tatimeve, bashkëpunimi ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të ATK-së për rritjen e partneritetit me qytetarët”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën