TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova shënon rritje të turizmit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova shënon rritje të turizmit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024

Kosova ka shënuar rritje të numrit të turizmit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Në Ditën Botërore të Turizmit, u tha se vendi tashmë është bërë një destinacion turistik për të huajt.

Në shënimin e kësaj dite, kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, tha se rritja e turizmit ka qenë për 24.6 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit dhe se pret që i njëjti trend të jetë edhe në pjesën e mbetur të vitit 2024.

“Kosova tashmë nuk është vetëm një rrugë kalimi për vizitorët, por është destinacion turistik. Për fat të mirë gjashtë mujori i parë i vitit 2024 ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Sa i përket numrit të turistëve ndërkombëtarë kemi rritje mbi 24.6 për qind të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën. Lajm i mirë është se kemi edhe rritje të netëve qëndrimeve. Vizitorët kemi arritur t’i ndalim dhe të qëndrojnë më gjatë në Kosovë. Kjo fal festivaleve edhe aktiviteteve të cilat po zhvillohen dhe atraksioneve turistike që po shtohen”, tha ai.

Rritjen e numrit të turistëve e mirëpriti zëvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi, e cila tha se Kosova ka dyert e hapura për vizitorët e huaj.

Ajo tha se Kosova ka një pozicion ideal për t’u bërë një qendër e turistëve që dëshirojnë të eksplorojnë.

“Kosova në bazë të pozitës së saj gjeografike ndodhet në zemër të Ballkanit. Kjo na vendos në një pozicion ideal për t’u bërë një qendër te turistët që dëshirojnë të eksplorojnë në këtë vend të Evropës. Vendi ynë ka burime natyrore, unike, male, lumenj, liqene si dhe një histori dhe kulturë të pasur”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeqyteti ofron një pasuri të madhe kulturore dhe bukuri natyrore për turistët.

“Prishtina si një kryeqytet që ofron një pasuri të madhe kulturore dhe historike është e interesuar që të jetë pjesë e këtyre proceseve. Përveç që ka një traditë mikpritëse, atmosferë të gjallërishme ka edhe shumëçka tjetër për t’i ofruar vizitorëve dhe turistëve që na vizitojnë në kryeqytet. Po ashtu për bukuritë natyrore që i kemi jo vetëm në zonat urbane përmes festivaleve por edhe të natyrës së mrekullueshme të gollakut. Kemi një numër të madh të monumenteve historike, po ashtu e kemi edhe makiaton më të mirën në botë, po na pranojnë edhe italianët”, tha Rama./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën