TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova shënon rritje për 40% në eksport

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kosova shënon rritje për 40% në eksport

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar kur ishin eksportuar 96 milionë euro, është shënuar rritje për 40%.

“Nëse krahasohen periudhat janar-shkurt të vitit 2021 dhe janar-shkurt të vitit 2022 ne e vërejmë që kemi edhe këtë dy muajt e parë edhe për kundër që viti 2021 ka qenë viti ndoshta më i mirë i eksportit ku kemi tejkaluar rreth 700 milionë euro mallra të eksportuara”.

“…këta dy muaj e parë kemi eksport prej 128 milionë euro që në krahasim me 96 milionë të vitit të kaluar që kanë qenë për janar-shkurt ka një rritje rreth 40 për qind të mallrave të cilat janë duke u eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera”.

Produktet të cilat importohen më së shumti sipas Stavileci janë derivatet, industria e automjeteve dhe e duhanit.

“Kryesisht produktet të cilat importohen në aspektin e vlerës në Kosovë janë derivatet të cilat sjellin më së shumti të hyra, pastaj vijnë industria e automjeteve në përgjithësi dhe industria e duhanit. Këto janë tri produktet që sjellin më së shumti të hyra dhe kanë më së shumti vlera në fazat e importit”.

“Importi i përgjithshëm gjatë vitit të kaluar ne kemi pasur rreth 4.6 miliardë euro mallra të importuara në tërë territorin e Kosovës. Do të thotë kemi pasur lloje të ndryshme të mallrave të cilat janë futur në Kosovë”.

Stavileci ka sqaruar se trendi i mallrave të importuar ka mbetur i njëjtë, përveç që është vërejtur dallim në vlerë për shkak të rritjes së çmimeve.

“Tek importi mund të them se trendi i mallrave të cilat janë importuar apo vlerës së mallrave ka mbetur në suaza të njëjta me vitin e kaluar, përveç një dallimi se vlerat në import kanë shënuar rritje për shkak të rritjes së çmimeve në mbarë botën, derisa mund të ju them se në aspektin e peshës jemi pak a shumë rreth 500 milionë kilogramë kanë qenë të importuara vitin e kaluar për këtë periudhë përderisa tani prapë kemi rreth 500 milionë kilogram të importuara gjatë këtij viti. Pra trendi i sasisë është i njëjtë derisa trendi i vlerës ka shënuar rritje për shkak të shtrenjtimit të produkteve”.

“Rënia e importit është e ndërlidhur kryesisht me konsumin e brendshëm. Nëse ka rritje të konsumit, atëherë domosdoshmërish ka rritje të importit. Nëse kemi ulje të konsumit të brendshëm atëherë normalisht që do të ketë edhe rënie” është shprehur Stavileci, shkruan EO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evertoni insiston për Zhegrovën

Evertoni insiston për Zhegrovën

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Kërcënimet e Vulinit, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo lloj situate, nuk i frikësohemi as atij e as Vuçiqit

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

Sassuolo po e kompleton blerjen e Aro Muriqit

Sassuolo po e kompleton blerjen e Aro Muriqit

Evertoni insiston për Zhegrovën

Evertoni insiston për Zhegrovën

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

“Mesditë”- 04.03.2026

“Mesditë”- 04.03.2026

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën