TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova pritet të jetë pjesë e programit “Evropa digjitale”

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Kosova pritet të jetë pjesë e programit “Evropa digjitale”

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky program do të ndihmojë transformimin digjital dhe rritjen e përdorimit të teknologjive digjitale për bizneset dhe qytetarët në Kosovë.

“Ky program është i ri i krijuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të ndihmojë transformimin digjital dhe rritjen e përdorimit të teknologjive digjitale për bizneset dhe qytetarët. Me këtë rast pritet të ketë ndikime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë. Bizneset, administrata publike dhe OJQ-të nga vendet nënshkruese të kësaj marrëveshje do të kenë mundësi të aplikojnë në projekte që ndërlidhen në fusha specifike, si inteligjenca artificiale dhe aftësitë të avancuara digjitale.

“Ky program ka për qëllim të rritë qasjen e digjitalizimit te qytetarët, bizneset dhe institucionet. Përmes granteve strategjike të avancojë në katër fusha veçanërisht, resurset kompjuterike me performancë të lartë, inteligjenca artificiale, shkathtësitë e avancuara digjitale si dhe përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale”, theksoi ajo.

Megjithatë, kryetari i komisionit, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, pyeti ministren se pjesëmarrja në këtë program a do të ndikohet nga masat ndëshkuese që Kosova ka nga Bashkimi Evropian.

“E dimë se jemi nën sanksione dhe bllokimeve të Bashkimit Evropian, njëkohësisht kemi nisma ligjore për nënshkrim të marrëveshjeve të reja. A mund të na thoni se a kemi ndonjë sinjal se kjo punë do të zhbllokohet në raport me marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, pasi kemi disa fonde dhe marrëveshje që janë të bllokuara. A është edhe kjo pjesë e asaj pakete të sanksioneve që i ka Kosova”, pyeti ai.

Por, ministrja Rizvanolli tha se e njëjta është nënshkruar brenda periudhës që i janë vendosur masat ndëshkuese Kosovës dhe se nuk pret që të ketë ndikim në aplikimet në këtë program, shkruar KP.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar brenda periudhës që kemi qenë nën masa. Nuk ka ndikim dhe nuk presim të ketë ndikim në aplikimet e ardhshme në këtë program”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Komisioni, po ashtu vendosi që kjo marrëveshje t’i propozohet nesër seancës plenare për miratim në lexim të parë.

Tags: “Evropa digjitale”artane rizvanolliBE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën