TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore

Sipas njoftimit të MF-së, ky financim kap vlerë prej 51 milionë euro.

“Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, Ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia jonë është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë në realizimin e këtyre objektivave. Në anën e saj, Zëvendëspresidentja Bjerde u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike që krijon vende të reja pune, andaj reformat që vijnë nga kjo marrëveshje do ta ndihmojnë vendin në rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore në mbështetje të reformave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Anna Bjerde, në javën e takimeve pranverore në Washington kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF). Ky financim, kap vlerë prej 51 milionë euro dhe mbështet prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, Ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia jonë është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë në realizimin e këtyre objektivave.

Në anën e saj, Zëvendëspresidentja Bjerde u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike që krijon vende të reja pune, andaj reformat që vijnë nga kjo marrëveshje do ta ndihmojnë vendin në rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.

Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë rritjen e transparencës në menaxhimin e financave publike në raport me menaxhimin e borxhit publik. Po ashtu, programi mbështetë përmirësimin e kushteve të të bërit biznes për sektorin privat, duke thjeshtësuar procedurat për inspektime dhe duke zvogëluar barrën administrative për bizneset. Tutje, me anë të këtij programi, ka filluar edhe krijimi i bazës që mbështetë investimet në energji të ripërtëritshme, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ministri Murati bashkë me delegacionin është duke qëndruar këtë javë në Washigton DC për takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Tags: Banka boteroreKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën