TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova pa votim të hershëm për policët, mjekët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave

by Tëvë1
3 orë ago
2
A A
​Kosova pa votim të hershëm për policët, mjekët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave

Me mijëra policë, mjekë, ushtarë, gazetarë e profesionistë të tjerë që do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor, mund të përballen me vështirësi në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar.

Ushtrimi i të drejtës së votës mund të bëhet edhe më i vështirë sidomos në zgjedhjet lokale, pasi shumë prej tyre do të jenë në krye të detyrës jo në komunën e tyre ku janë të regjistruar për të votuar.

Madje, në zgjedhjet lokale as votimi me kusht nuk është ndonjë lehtësi e madhe, pasi ky lloj votimi mundësohet vetëm brenda të njëjtës komunë ku është i regjistruar votuesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar për KosovaPress, se votimi i hershëm për këto kategori nuk është i paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parashihet mundësia e organizimit të ndonjë votimi të hershëm për qytetarët me të drejtë vote, të cilët për shkak të punës së tyre specifike janë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve, siç janë: mjekët, policët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave, e profesione të ngjashme”, tha Elezi.

As votimi me kusht s’duket se është një mundësi që do t’i përgjigjej të gjitha kërkesave, sidomos në zgjedhje lokale, sepse ky lloj votimi është i mundur vetëm për votuesit brenda komunës ku janë të regjistruar.

“Për dallim nga zgjedhjet për Kuvend, ku e gjithë Republika e Kosovës është një zonë e vetme zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë përbën një zonë të veçantë zgjedhore. Në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë. Pra, një votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar dhe jo në ndonjë komunë tjetër. Për këtë arsye, edhe votimi me kusht nuk është i mundur nga një komunë në tjetrën”, sqaroi Elezi.

Para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët duhet të regjistrohen paraprakisht.

“Në Zgjedhje Lokale, Kosova mundëson votimin para ditës së zgjedhjeve për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, të cilët duhet të regjistrohen paraprakisht për të votuar përmes postës, një proces që zgjatë disa javë. Ndërkaq, në Zgjedhjet për Kuvend, shtetasit jashtë vendit mund të regjistrohen për të votuar edhe në përfaqësi diplomatike, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë”, shpjegoi Elezi.

Më tej, ai tregoi se KQZ organizon votimin përmes ekipeve mobile të personave me nevoja të veçanta, të cilët, në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre.

“Në ditën e zgjedhjeve, KQZ organizon votimin jashtë vendvotimeve të rregullta për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë për të votuar në vendvotimin e tyre. Regjistrimi dhe evidentimi i këtyre votuesve mundësohet paraprakisht nga KQZ përmes platformës elektronike, ndërkaq evidentimi i tyre bëhet edhe në bashkëpunim me institucione të ndryshme”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve ekipet mobile mundësojnë votimin e qytetarëve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion (votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit) dhe votuesve me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Po ashtu, edhe votuesve në rrethana të veçanta, që për shkaqe sigurie ose që janë nën arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar, u mundësohet votimi përmes ekipeve mobile.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Vetaksident në Kashicë të Istogut, një i lënduar dërgohet në spital

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Fëmija goditet nga vetura, Policia jep detajet

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Vetaksident në Kashicë të Istogut, një i lënduar dërgohet në spital

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Fëmija goditet nga vetura, Policia jep detajet

Hysaj “një këmbë” larg rekordit të Lorik Canës

Hysaj “një këmbë” larg rekordit të Lorik Canës

Murati: Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive

Rritet asistenca sociale për 20 për qind – Murati paralajmëron masa të reja për pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Policia harton planin operativ për zgjedhjet lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën