Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë mungesa tjetër e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen finale të ‘play-off’-it ndaj Turqisë.
Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.
Megjithatë, kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin tonë kombëtar, pasi listës së mungesave i është shtuar edhe një lojtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili pas ndëshkimit me karton të verdhë ndaj Sllovakisë, ka plotësuar numrin e kartonëve.
Është vet Dellova, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë gjatë një prononcimi pas ndeshjes në Bratislavë.










