TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova nuk po arrin të rigjenerojë mjek të rijnë, migrimi nuk po ndalet

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Kosova nuk po arrin të rigjenerojë mjek të rijnë, migrimi nuk po ndalet

Rreth 5700 mjek të licencuar në Kosovë, vetëm 4700 prej tyre janë të punësuar në sektorin publik dhe pjesa tjetër janë të papunë ose në sektorin privat. Të dy palët e mjekëve të punësuar ose jo qëllimin e kanë që të inkuadrohen në tregun e punës në shtetet jashtë Kosovës. Ritmi i migrimit të mjekëve tashmë vite me radhë në mënyrë të vazhdueshme po konsiderohet alarm shqetësues për vendin, sepse kjo situatë e migrimit të punëtorëve shëndetësor Kosovën do ta lërë pa mjek në qendra mjekësore. Kosova në pesë vitet e ardhshme nuk do të mund të rigjenerojë asnjë mjek të ri dhe mjekësia do të mbizotërojë në mosha të shtyra dhe kualiteti i mjekësisë do të jetë zero. Kështu ka deklaruar, Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve. Ai tha se mjekët po refuzojnë të punësohen në QMF-të e qyteteve të tyre sepse të njëjtit nuk kanë interes për të punuar në kushte aktuale të cilat është kuadri mjekësor.

“Ne të licencuar i kemi mbi 5700 ku prej tyre 441 me 1 janar kanë qenë të papunë, 800 janë në sistemin privat që punojnë dhe disa të huaj, diku rreth 4000 janë të punësuar në sektorin publik në të gjitha nivelet. Ky numër nuk është i pamjaftueshëm dhe nuk i plotëson kriteret për kokë banorë, nëse ata sistemohen në lami të ndryshme. Janë arsyeje reale dhe mund të akuzohen edhe mjekët për disa raste ku p.sh. shumica që po largohen janë të rijnë, janë të sapo diplomuar dhe të pa specializuar dhe ata duhet të punësohen në shtëpitë e shëndetit por ata refuzojnë sidomos në qytetet e vogla.Ne nuk po mundemi me regjeneruar asnjë gjeneratë dhe kur shohim që për 10 vitet e ardhshme jemi minus krejt kohen, dhe pesë vitet ardhshme do të gjejë Kosovën në minus sekondarë, pastaj vjen edhe QKUK e cila do të ngarkohet me pacientë, një moshë e shtyrë që mbesin këta dhe cili do të jetë kualiteti i tyre, shumë i vogël”, tha Sejdiu.

Se mjekët nuk janë të interesuar për punë në spitalet në Kosovë jo vetëm për çështjen e pagave të pakënaqshme, por edhe për çështje të sigurimit shëndetësor e çështje të tjera e thotë edhe kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë, Tevide Imeri.

Imeri tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për plotësimin e kërkesave të mjekëve dhe se për këtë arsyeje edhe konkurset për pranim të mjekëve nuk janë më siç kanë qenë.

Ajo tha se edhe nëse ka konkurse të hapura për punë në spitalet dhe qendrat mjekësore familjare , mjekët dhe infermierët nuk aplikojnë sepse qëllimi i tyre është migrimi jashtë Kosovës.

“Arsyeje ka plot që kushtet e punës dhe nuk janë vetëm pagat që jemi ankuar për paga, por nuk është arsyeja e vetme që i bënë me ik mjekët dhe infermierët në përgjithësi, edhe profile tjera po ikin prej shëndetësisë. Edhe sigurimet shëndetësore po presim me vite që të bëhen dhe nuk po bëhen njëra prej shtyrjeve është edhe kjo, edhe kushtet e punës janë të mjerueshme, edhe një buxhet i shëndetësisë ka shkuar në suficit dhe nuk është shfrytëzuar as 15%….Nuk po shoh rezultat që është i pritshëm , derisa shkon ai buxhet në suficit unë mendoj që është menaxhim jo i duhur. Në bazë të këtij trendi ne kemi qenë dëshmitarë që do të ketë mungesë të stafit shëndetësor….nuk po trajtohet si prioritet shëndetësia si lami e rëndësishme për popullatën. Me i përcjellë konkurse do të shihni që konkurrimi është më i vogël që kjo po i bie që po ikin shuma nga Kosova, po ashtu edhe për ata që janë të punësuar po ikin”, theksoi Imeri.

Po ashtu, anëtari i komisionit për shëndetësi, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje për mjekët sepse brenda tre muajve kanë ikur rreth 300 profesionistë mjekësorë.

Haxhiu tha se për ndaljen e mjekëve duhet të gjendet një zgjedhje për të mos ikur.

“ Nuk ka kthim të mjekëve, kanë ikur të profesionistë shëndetësor nga Kosova dhe nëse ky trend vazhdon atëherë do të jemi në fund të sistemit shëndetësor, sepse profesionistët ikin nga Kosova dhe duhet shumë mund dhe angazhim për ti kthyer në Kosovë. Shpresojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje dhe si parti politike të i ofrohemi para qytetarëve me platformën konkrete për ndaljen e mjekëve për të mos ikur nga Kosova, sepse brenda tre muajve mjek e infermier kanë ikur nga Kosova afërisht 300 dhe nëse ky trend vazhdon kështu për një vit do të kemi 100 më pak dhe kjo do të bëjë një brengë më të madhe për sistemin shëndetësor”, shtoi Haxhiu./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Usyk mbret i peshave të rënda, kampion i pamposhtur

Usyk mbret i peshave të rënda, kampion i pamposhtur

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky: Kemi propozuar negociata me Rusinë javën e ardhshme

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X