TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosova në izolim ekonomik”, Mustafa kritikon Qeverinë Kurti për dështim në ekonomi

by Tëvë1
2 vjet ago
3
A A
“Kosova në izolim ekonomik”, Mustafa kritikon Qeverinë Kurti për dështim në ekonomi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa kritikon qeverinë aktuale për siç thekson ai dështimet në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit të investimeve vendore e të huaja. Ai ka theksuar se 99 për qind e premtimeve të Qeverisë Kurti nuk janë realizuar, duke e cilësuar këtë periudhë si një “dështim total”. Madje, ai shprehet i kënaqur që nuk janë funksionalizuar Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran.

Mustafa theksoi se qeveria aktuale nga subjekti politik Vetëvendosje ka dështuar të krijojë mundësi për zhvillimin e sektorit privat, duke e futur siç tha ai Kosovën në një periudhë izolimi ekonomik me masa të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Mustafa shton se me fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Qeveria e ardhshme do të mbështesë rritjen afatgjate ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për bizneset e Kosovës.

Për sa i përket investimeve të huaja, kandidati për deputet nga LDK, Mustafa ka theksuar se nuk ka pasur projekte investive të rëndësishme nga kompani serioze ndërkombëtare gjatë qeverisjes aktuale.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se ka zero investime të mëdha nga investitor të huaj.

“Jo gjysma e premtimeve, 99 për qind e premtimeve të kësaj qeverie nuk janë realizuar, është një dështim total. Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran jam i lumtur që kanë dështuar. Kjo është një qeveri e cila nuk do të mund të menaxhonte ato institucione në mënyrën më të duhur. Jam i mendimit se ato dy institucione nuk duhet as të ekzistojnë fare sepse do të centralizonin kontrollin e sektorit ekonomik në duart e 10 apo 15 njerëzve, një gjë e cila edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e mohon, nuk e lejon, sepse thotë që është ekonomi e tregut të lirë. Prandaj, nuk do duhej që e gjithë ekonomia e Kosovës të dominohej dhe kontrollohej nga 10 apo 15 njerëz..05:04 Po ashtu jemi dëshmitar që sa i përket investimeve të huaja, ato shumica dërmuese, shkojnë në blerjen e banesave, lokaleve nga mërgata jonë. Ndërsa projekte investive nga kompanitë e huaja serioze nuk kemi pasur asnjë të vetme në këto katër vite. Ka pasur trumbetime, riorganizime të agjencive brenda qeverisë, brenda ekzekutivit, por rezultati është zero”, thekson Mustafa.

Ai flet edhe për sfidat e bizneseve, për çfarë shton se kjo qeveri në vend që t’u hap shtigje të reja për të eksportuar produkte e shërbime, “ka izoluar Kosovën dhe bashkë me to edhe produktet dhe eksportin kosovar”.

“E shoh që janë dëmtuar (bizneset) në çdo bisedë që mund të bësh me sektorin privat në Republikën e Kosovës, do të pranosh vetëm ankesa dhe deklarata për dështim ose dërgim të sektorit privat në dështim nga ana e kësaj qeverie. Në rrafshin e politikave fiskale nuk ka asnjë reformë, asnjë avancim, në rrafshin e përkrahjes së kompanive kosovare për të prodhuar, eksportuar qoftë produkte, shërbime, nuk ka asnjë avancim të vetëm. Në fakt ka një regres, sepse kjo është e vetmja qeveri në gjithë historinë moderne të Republikës së Kosovës, e cila ka masa nga BE. Në kontinentin evropian ekzistojnë vetëm dy shtete që kanë masa, Kosova dhe Bjellorusia që është aleate e Rusisë. Në këto masa të izolimit natyrisht se kompanitë kosovare e kanë të pamundur që të prodhojnë dhe eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Pra, kjo qeveri në vend që t’u hap shtigjet e reja për të eksportuar produkte e shërbime e ka izoluar Kosovën dhe bashkë me to edhe produktet dhe eksportin kosovar”, shton Mustafa.

Ndërsa, nënvizon se në rast se LDK fiton zgjedhjet më 9 shkurt 2025, do të fokusi do të jetë tek zhvillimi ekonomik i vendit, duke premtuar një qeverisje që do të mbështesë rritjen afatgjate ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për bizneset kosovare.

“LDK në këtë fushatë po punojmë shumë që të jemi partia e parë dhe që të udhëheqim Qeverinë e Kosovës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, jo për ndonjë arsyeje tjetër, pro për të realizuar programin tonë që quhet “Rruga e Re për Kosovën”. Një program me një pjesë substanciale tek zhvillimi ekonomik . Pra, po fillojmë me energjinë, një central me gaz në kapacitet prej 500 megavateve në vlerë prej 500 milionë eurove. Pse termocentral ose central me gaz? Sepse gazi do të jetë i importuar nga Amerika përmes Greqisë dhe Maqedonisë, pra përveç aspektit ekonomik, ka edhe aspektin gjeopolitik e strategjik të partneritetit Kosovë-Amerikë dhe tutje, dhe rritja e ndikimit ekonomik të Kosovës në regjionin e Ballkanit për të vazhduar pastaj tek Fondi në vlerë prej 120 milionë eurove ku do të trajnohen 40 mijë të rinj për t’u aftësuar në programim dhe zhvillim të softuerit dhe një mori masash tjera në aspektin e infrastrukturës, përfundimin e akseve kryesore, pra Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjilan. Po ashtu në rrafshin e shëndetësisë, një spital i ri i Kosovës do të bëhet në Prishtinë, dhe projekte tjera, projekte kapitale për të gjeneruar rritje ekonomike”, nënvizon Mustafa.

Mustafa në fund thotë se kjo qeveri ka dështuar edhe në realizimin e projekteve kapitale.Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt të këtij viti./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​25 vjet nga marrëveshja e Ohrit

​25 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së

Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

​25 vjet nga marrëveshja e Ohrit

​25 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së

Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës sonte përballet në Priushtinë me Tre Fiorin e San Marinos

Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës sonte përballet në Priushtinë me Tre Fiorin e San Marinos

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

​Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

Nën ndikim të alkoolit sulmoi policët në Malishevë, arrestohet i dyshuari

PDK-ja dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër, i shkruan letër Deharit

PDK-ja dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër, i shkruan letër Deharit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën