TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova në bllokadë politike: Institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

nga teve1
6 Korrik, 2025
1
A A
Votohet raporti për verifikimin e mandateve

Kriza politike në Kosovë ka mbërthyer vendin mes dy opsioneve, formimit të institucioneve të reja ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, partitë politike dhe analistët kanë qëndrime të kundërta për mënyrën e rrugëdaljes nga bllokada.

Në koalicionin LVV-Guxo-Alternativa insistojnë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, mirëpo thonë se nëse vazhdohet situata aktuale, edhe zgjedhjet mund të shihen si zgjidhje.

Dy partitë e tjera, PDK dhe LDK, thonë se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme nuk i konvenojnë vendit, mirëpo që janë të gatshme edhe për një gjë të tillë.

Ndërkohë, analistët politikë zgjedhjet e reja i konsiderojnë të pashmangshme, në bazë të krizës dhe polarizimit të tejskajshëm ndërmjet partive politike.

Kosova, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka formuar institucionet e reja.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të legjislativit që do t’i hapte rrugë pastaj formimit të qeverisë.

Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 42-të në konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo që nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

Kryetarja e Alternativës, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se nëse zgjidhen trupat e legjislativit si parakusht për daljen nga kriza, atëherë qeveria Kurti III, sipas saj, do të formohet pasi numrat për shumicë të thjeshtë ekzistojnë.

Mirëpo, ajo nuk tregon se cilët deputetë të tjerë do të votojnë pro, për dallim nga zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, e cila në gjashtë votime mori mbështetjen vetëm të 57 deputetëve.

“Në rrethanat aktuale unë besoj se është formimi i qeverisë Kurti III, nuk besoj se është shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, nëse vazhdon situata… Sa i përket ekzekutivit, numrat për qeverinë Kurti III janë dhe është e mundur formimi i një qeverie me mandat të ri. Mbetet të shihet, por duhet të tejkalohet kjo procedurë e konstituimit të Kuvendit, e cila u zgjat padrejtësisht ndaj qytetarëve dhe proceseve të tjera që po ngecin. Ne nuk mund t’i shtyjmë të votojnë përkundër që e kanë obligim të votojnë përfaqësuesit e opozitës së deri tanishme”, deklaron Kusari-Lila.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se vendit nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja, megjithatë, ai shton se nëse nuk ka zhbllokim të krizës politike, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Kosovës, ekonomisë dhe situatës politike dhe strategjike të Republikës së Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet. Por Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme në çfarëdo situate, si kurrë më parë, e mobilizuar dhe përgatitur”, thotë ai.

Kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit është nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri.

Ai deklaron se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë Haziri, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj.

“Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, potencon Haziri.

Mirëpo, analisti politik, Dritëro Arifi, thekson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, si pasojë e barrikadimit të partive politike, sidomos edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme për shkak të bllokadimit të palëve dhe sidomos të partisë së parë. Duhet potencuar se përgjegjësia më e madhe është vetëm e partisë së parë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë kushtetues e juridik. Ata duhet t’i japin zgjidhje, pasi nuk janë të aftë për t’i dhënë zgjidhje. Kur kryeministri në tentativë nuk është i aftë për të bërë një kryetar të Kuvendit, imagjino për gjëra të tjera komplekse. Mendoj se zgjedhjet nuk do të ndryshojnë shumë, por do të japin një frymëmarrje më të lehtë”, thotë ai.

Koalicioni i Lëvizjës Vetëvendosje, Lëvizjës Guxo dhe Alternativa, si të parët në zgjedhje, kanë të drejtën e propozimit të kryekuvendarit, mirëpo e propozuara e tyre, Albulena Haxhiu, në gjashtë raste në votim të hapur, nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i kësaj partie, Avni Dehari, ka marrë vendim që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet në votim të fshehtë.

Një gjë e tillë nuk po pranohet nga partitë që deri tani ishin në opozitë, duke thënë se agjendën e seancës konstituive, ku parashihet votimi i hapur, e ka votuar kryesia e vjetër e Kuvendit dhe nuk ka të drejtë ta ndryshojë Dehari.

Të njëjtat nuk po votojnë për formimin e komisionit verifikues, pasi sipas tyre, ai është antikushtetues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dehari: Refuzimi për komisionin, shkelje e aktgjykimit të Kushtetueses

Dehari: Refuzimi për komisionin, shkelje e aktgjykimit të Kushtetueses

Bajrami: LDK merr pjesë në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga LVV

LDK: Vetëvendosje po rrezikon stabilitetin institucional me bllokimin e Kuvendit

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Ardon Jashari kërkohet në Serie A

Jashari, gjithnjë më afër Milanit

Formula 1, Norris triumfon edhe në Britani

Formula 1, Norris triumfon edhe në Britani

City do 40 milionë funte për Grealishin

City do 40 milionë funte për Grealishin

Llapi forcohet me qendërsulmuesin Rushiti

Llapi forcohet me qendërsulmuesin Rushiti

Galatasaray në Prishtinë – mbi 100 talente tregojnë veten në kampin e futbollit

Galatasaray në Prishtinë – mbi 100 talente tregojnë veten në kampin e futbollit

Dehari: Refuzimi për komisionin, shkelje e aktgjykimit të Kushtetueses

Dehari: Refuzimi për komisionin, shkelje e aktgjykimit të Kushtetueses

Adrion Pajaziti vendos të kaloj te Hajduk Split

Adrion Pajaziti vendos të kaloj te Hajduk Split

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X