Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së fundi atje.
Në një komunikatë thuhet se ky vendim u mor në mbledhjen elektronike të Qeverisë, e 224-ta me radhë.
“Qeveria ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet në njoftim.