Hendbollistët e Kosovës i kanë nisur kualifikimet për Kupën e Botës 2027 me fitore ndaj Britanisë së Madhe.
Kosova fitoi të mërkurën mbrëma në Derby me rezultatin 32:26.
Ishte edhe fitorja e parë e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Jesper Ostlund.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë.
Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në fazën e dytë kualifikuese, ndërsa “Dardanët” janë në rrugë të mbarë për ta arritur këtë sukses.
Përzgjedhësi suedez u zyrtarizua te Kosova në fillim të muajit shtator.
Leonard Gegaj ishte më i miri te Kosova me nëntë gola.
Me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj, kurse Drilon Tahirukaj e Lulzim Shabani shënuan nga katër gola.








