TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova mëton vendin e parë në Lojërat Mesdhetare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova mëton vendin e parë në Lojërat Mesdhetare

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rimi dhe Sport kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

Ministri Çeku tha se qysh tash duhet të fillojë punën për rezultatet sportive që Kosova duhet t’i arrijë në këtë ngjarje. Në prezantim më shumë është përmendur “Kosova 2030” e thuajse fare “Prishtina 2030”.

“Nga tash duhet të filloj edhe puna e përgatitjeve për rezultate sportive që do t’i arrijmë në Lojërat Mesdhetare. Synimi ynë, besoj shumë, duhet të jetë të rangohemi të parët në listën e medaljeve të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare. Tash është koha që të gjithë të fillojmë punën që në vitin 2030 të shpalosim potencialin që kemi edhe si sport, edhe si shtet”, tha Çeku.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, deklaroi se kjo është një ngjarje historike për vendin tonë sepse bazuar në hapësirën territoriale që ka Kosova, ato kanë rëndësinë e njëjtë me Lojërat Olimpike që organizohen vitin e ardhshëm në Francë.

Ai shtoi se 19 komuna në Kosovë do të shndërrohen në qendra të mëdha sportive dhe se ato do të jenë përfituese të investimeve në infrastrukturën sportive ku do të përfshihen ndërtimi dhe renovimi i 24 objekteve sportive, duke përfshirë edhe ndërtimin e stadiumit nacional.

“Koncepti me të cilin kemi fituar aktualisht ka dy shtete dhe 11 komuna të cilat do të shndërrohen në qendra të këtij organizimi duke përfshirë 10 komuna në Kosovë dhe Durrësin në Shqipëri. Janë 24 objekte sportive, prej të cilave 10 do të rinovohen, përfshirë sallën e djegur të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, katër të reja do të ndërtohen, përfshirë stadiumin nacional dhe kompleksin e pishinave olimpike, pesë të tjera të cilat janë në ndërtim e sipër, përfshirë stadiumin e Gjilanit dhe atë të Mitrovicës, pesë investime të përkohshme që do t’i shërbejnë sportistëve në disiplina të ndryshe, si 3×3 basketboll, lundrimi, çiklizmi dhe të tjera.”, tha Çeku.

I pari i MKRS-së, përsëriti se kostoja totale e investimeve në infrastrukturë do të arrijë vlerën prej 250 milionë euro, derisë bëri të ditur se në Kuvendin e Kosovës do të hartohet një ligj i veçantë për organizimin e kësaj ngjarje sportive. Nga ana tjetër, presidenti Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se marrja e të drejtës së organizimit të Lojërave Mesdhetare ishte një premtim i dhënë nga udhëheqja e re e KOK ut, por deri tek ky rezultat kishte sfida të mëdha, sidomos për shkak të lobimit të madh nga ana e Serbisë kundër Kosovës në këtë proces dhe se për 55 votat pro të marra në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare u desh të bëhej fushatë e jashtëzakonshme nga ana e gjithë shtetit të Kosovës.

“Marrja e organizimit të një ngjarje kaq madhore siç janë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka qene premtim dhe synim i imi dhe o bordit të tanishëm të Komitetit Olimpik të Kosovës që nga ardhja jonë në udhëheqje të lëvizjes olimpike…Ka një vit që jemi përballur me sfida të ndryshme për ta përjetuar së bashku këtë moment historik. Sfida më e madhe ishte mungesa e daljes në det e cila na penalizoi dhe na detyroi që ta ndryshojmë statutin e ICMG-së… Sfida e madhe edhe e pritshme ishte edhe ofensivë e madhe e Serbisë e cila me të gjitha forcat tentonte që ta parandalonte kandidaturën tonë”, tha Krasniqi.

E ngazëllyer që Kosova e ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare u shpreh edhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. Ajo para të pranishmëve apeloi që të punohet në maksimum që t’i tregojmë botës vlerat e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që sukseset e mëdha të sportistëve tanë po përcjellën edhe me organizime serioze në vendin tonë siç janë Lojërat Mesdhetarë ‘Prishtina 2030’. Unë po apeloj që t’i lëmë fjalët, t’i përvishemi punës që t’i tregojmë botës çfarë vlera kemi ne, jo vetëm si sport por edhe si komb, t’i mirëpresim njerëzit, qytetarët, sportistët ashtu siç dimë ne sepse ne shqiptarët mikpritjen e kemi virtyt, kështu që të punojmë në maksimum edhe të mos flasim shumë”, tha Kelmendi.

Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare me 55 vota pro dhe tetë kundër në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të mbajtur më 8 shtator në Heraklon të Greqisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

LVV: Për Qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën