TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

Kosova ka marrë presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë gjatë mbajtjes së takimit të 24-të të këtij këshilli, duke u vendosur në qendër të vendimmarrjes rajonale për politikat energjetike.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vlerësuar marrjen e presidencës si një përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe një mundësi për të avancuar agjendën reformuese në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Ajo theksoi se duke filluar nga viti 2026, Kosova do të ushtrojë udhëheqjen politike të procesit vendimmarrës në këtë forum ndërkombëtar.

“Për ne, prioritet do të jetë, sigurisht që të shtyjmë reformat e nisur në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, mirëpo me kujdes të veçantë për sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e çmimeve për Kosovën dhe për vendet e tjera të Komunitetit”, ka thënë ajo në një lidhje direkte nga Viena për RTK.

Në kuadër të këtij takimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar rastin ndaj Serbisë për bllokimin e interkoneksionit energjetik me Republikën e Kosovës.

“Ky bllokim, i cili ka vazhduar për më shumë se pesë vjet, ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta negative në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës, duke rritur ngarkesën e rrjetit dhe kostot e transmisionit përmes linjave alternative me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Shqipërisë”, tha tutje ministrja.

Si rezultat, Serbia ëhstë obliguar që të mundësojë shfrytëzimin e kësaj linje për tregti ndërkufitare të energjisë elektrike, më së largu deri më 1 korrik 2026.

“Kjo pritet të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë energjetike, uljen e kostove të kapaciteteve ndërkufitare dhe, rrjedhimisht, në stabilizimin e tarifave për konsumatorët.Gjatë takimit, ministrat e vendeve anëtare kanë diskutuar gjithashtu çështje me rëndësi strategjike për sektorin e energjisë, përfshirë sigurinë energjetike, integrimin e tregut rajonal dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Komunitetit të Energjisë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të bashkëpunimit dhe funksionimit të tregut të lirë të energjisë”, ka shtuar tutje ministria./teve1.info/

Tags: artane rizvanolliKëshillit të Ministrave të Komunitetit të EnergjisëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

Takimi i Kurtit dhe Plenkoviqit, temë diskutimi statusi i pakicës kroate në Janjevë

Takimi i Kurtit dhe Plenkoviqit, temë diskutimi statusi i pakicës kroate në Janjevë

Dogana konfiskon 25% të mjeteve monetare të padeklaruara në Merdarë

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Këto dhurata nuk duhet t’ia jepni personit të zemrës për Shën Valentin

Këto dhurata nuk duhet t’ia jepni personit të zemrës për Shën Valentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën