TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova me qindra zjarrfikës mangët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet e punës, paralajmërojnë protestë

Ulja e temperaturave dhe reshjet e dendura të shiut më 26 korrik ishin një ndihmesë për zjarrfikësit që të parandalonin përhapjen e disa vatrave të zjarrit në komunën e Prishtinës, atë të Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.

“Kemi pasur dhjetë zjarre fushore. Në zjarre fushore hyjnë zjarret e hamulloreve, barit të thatë… Është numër i lartë, por, për fat, gjatë natës ka pasur disa reshje shiu”, thotë Malë Gashi, ushtrues i detyrës së komandantit të Brigadës profesionale të zjarrfikëseve dhe shpëtimit, që i mbulon këto komuna.

Kjo brigadë, sipas tij, operon me vetëm 80 zjarrfikës – numër i pamjaftueshëm për nevojat e popullatës në këto rajone.

Gashi thotë se brigada ka nevojë edhe për së paku 65 zjarrfikës të tjerë.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperatura të larta – mbi 37 gradë celsius.

Me rritjen e temperaturave rritet shpesh edhe rreziku për ndezjen dhe përhapjen e zjarreve.

Pothuajse çdo vit ka vatra zjarresh në pjesët malore, por edhe djegie të arave pas korrjes së të mbjellave.

Për këtë arsye, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve.

Në një thirrje të lëshuar më 18 korrik, kjo agjenci ka kërkuar po ashtu nga qytetarët që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta paraqesin atë në numrat emergjentë.

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Zjarrfikësit: 193

Policia: 192

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Kapacitete të pamjaftueshme zjarrfikësish

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, thotë se menaxhimi dhe parandalimi i përhapjes së zjarreve paraqesin shqetësim për të, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve.

Në nivel vendi, sipas tij, janë rreth 800 zjarrfikës – kapacitete këto të pamjaftueshme për t’u përballur me ndonjë katastrofë natyrore apo me vatra të mëdha të zjarreve.

Ai konsideron se në bazë të numrit të përgjithshëm të popullatës, rreth 1.8 milion, Kosovës i nevojiten edhe 400 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në vend nuk iu përgjigj interesimit të REL-it rreth numrit të zjarrfikësve, përkatësisht sa është i mjaftueshëm ai.

Tahir Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë se zjarrfikësit janë reaguesit e parë në rast të çfarëdo fatkeqësie natyrore dhe, për këtë arsye, rritja e numrit të tyre do të duhej të ishte prioritet për institucionet kompetente.

“Kur jemi te fatkeqësitë natyrore apo zjarret, duhet që çdoherë të jemi të përgatitur, sepse shteti apo institucionet nuk mund t’i parandalojnë fatkeqësitë natyrore, mirëpo duhet të jenë të përgatitura”, thotë Ahmeti për REL-in.

Zjarrfikësit në Kosovë punojnë pa sigurime shëndetësore, ndërsa paga e tyre bazë është 520 euro.

Për shkak të temperaturave të larta, në javët e fundit, zjarret në Mesdhe kanë shkaktuar vdekjen e mbi 40 personave.

Në luftë të ashpër me to ka qenë sidomos Greqia, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë.

Për valën ekstreme të të nxehtit në Evropën jugore – në disa vende mbi 44 gradë Celsius – janë fajësuar sidomos ndryshimet klimatike.

 

Tags: Agjencia për Menaxhimin e Emergjencavemale gashiZjarrfikesit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Bie nga ndërtesa, vdes gruaja nga Gjakova

Pamje me ndërtesa të shkatërruara pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

Pamje me ndërtesa të shkatërruara pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Kosovari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në veri

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për dhunim

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Bie nga ndërtesa, vdes gruaja nga Gjakova

Pamje me ndërtesa të shkatërruara pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

Pamje me ndërtesa të shkatërruara pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Kosovari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në veri

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për dhunim

Juventusi afër emërimit të trajnerit të ri, sot takimi vendimtar

Juventusi afër emërimit të trajnerit të ri, sot takimi vendimtar

Nxënësit në pushim vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor, mësimi rifillon më 3 nëntor

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën