TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova me 38 sportistë dhe me shpresa për medalje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova me 38 sportistë dhe me shpresa për medalje

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të premten ka prezantuar ekipin e Kosovës që do të paraqitet në Lojërat Evropiane 2023. Me 38 garues të tetë sporteve të ndryshme Kosova do të përfaqësohet në ngjarjen kontinentale që mbahet në Krakow dhe Malopolska të Polonisë prej 21 qershorit deri më 2 korrik. Ky është edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, ndërsa këtë herë Kosova përfaqësohet me numrin më të madh të sportistëve. Bindshëm më së shumti garues ka atletika, 23, i përcjellë nga boksi me shtatë garues. Për herë të parë Kosova në Lojërat Evropiane do të ketë garues në sportet e teqballit, kajakimit dhe çiklizmit malor.

Edhe në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, Kosova synon të lërë gjurmë. Këtë e kishte bërë në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2015 dhe në Minsk të Bjellorusisë katër vjet më vonë. Prej dy edicioneve të para, Kosova ka katër medalje, një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta. Të gjitha medaljet u fituan nga xhudistët. Ata nuk do të jenë në Poloni pasi këtë herë gara e xhudos është ekipore e jo individuale.

Në mungesë të xhudistëve, medaljet priten nga boksi. Kështë ka theksuar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Sipas Krasniqit, boksierët do të jenë të motivuar për të fituar medalje, pasi me një sukses të tillë do të kualifikohen për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në hapjen e një tjetër ngjarjeje sportive të rëndësishme për vendin tonë. Këtë herë përfaqësohemi me një numër më të madh sportistësh, me 38 sportistë në 8 sporte. Në Lojërat e kaluara Evropiane kemi lënë gjurmë, me katër medalje të fituara, të gjitha nga xhudo. Për fat të keq xhudistët nuk i kemi këtë herë dhe barra bie mbi të tjerët që do ta bëjnë të pamundurën për të fituar medalje. Boksi ka rast të mirë pasi nëse fiton medalje do të kualifikohet në Lojërat Olimpike. Për 12 ditë sportistët tanë do të japin gjithçka nga vetja për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Bartës të flamurit në ceremoninë hapëse do të jenë boksierja Donjeta Sadiku dhe atleti Muhamet Ramadani. Donjeta vlerësohet njëra prej shpresave më të mëdha të Kosovës për medalje. Vitin e shkuar Donjeta Sadiku fitoi medalje të bronzta në Kampionatin Evropian dhe Botëror, ndërsa drejt Polonisë do të udhëtojë maksimalisht e motivuar dhe e përgatitur.

“Jam përgatitur mirë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Synimi im është që të kthehem me medalje nga kjo ngjarje dhe të kualifikohem për Lojërat Olimpike të Parisit. Nuk është lehtë, por për mua është e mundur kjo dhe unë i qëndroj prapa fjalës sime. Personalisht do të kujdesem ta përfaqësoj Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta ngre lart flamurin e shtetit”, tha Sadiku.

Medalje për Kosovën në Lojërat Evropiane synon edhe boksieri Shpejtim Bajoku. Ai ka insistuar se është gati për t’u dëshmuar edhe në këtë ngjarje pas suksesit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medaljen e bronztë.

“Sigurisht që dua të fitoj medalje në Lojërat Evropiane pas suksesit që e pata në Lojërat Mesdhetare. Medalja në këto Lojëra siguron edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike dhe kjo më bën edhe më të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja për një sukses tjetër. Është një turne i fortë dhe nuk do të jetë lehtë, por jam përgatitur mirë dhe i gatshëm ta përfaqësoj shtetin tim ashtu siç duhet”, është shprehur Bajoku.

Grupi i parë i sportistëve të Kosovës do ta marrë rrugën për Poloni të dielën.

Në Lojërat Evropiane do të marrin pjesë 48 shtete evropiane. Do të garohet në 29 sporte të ndryshme. Kosova do të garojë edhe në shenjëtari, shigjetari e taekwondo, ku do të ketë nga një garues. Një garues e ka edhe çiklizmi, ndërsa kajakimi e teqballi i kanë nga dy garues. Gara e atletikës është ekipore, ndërsa Kosova garon në ligën e tretë. Për këtë arsye numri më i madh i garuesve është nga atletika.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Prapë sot seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

Moti sot me diell dhe vranësira

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën