TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova jashtë agjendës së KiE-së, çfarë thanë Osmani dhe Gërvalla?

Kosova mbeti jashtë rendit të ditës për votim në KiE. Por është çështje kohësh kur Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni thotë Presidentja. Por ndryshe ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla. Kurse kryetari i Zubin Potokut tha se për draftin e Asociacionit, ende nuk ka diskutuar me qeverinë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Kosova jashtë agjendës së KiE-së, çfarë thanë Osmani dhe Gërvalla?

Ndonëse u munduan për ta bërë pjesë të agjendës, Kosova mbeti jashtë saj.

Më 17 maj, niveli ekzekutiv i Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk e pranoi kërkesën e Asamblesë Parlamentare për të votuar pro ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë trup.

Për këtë reagoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila u shpreh e bindur se Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka deklaruar Osmani.

Por ndryshe mendon zëvendësja e kryeministrit, njëherësh ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo akuzon nivelin ekzekutiv të Ministrave të Këshillit të Evropës, për mos pranimin e kërkesës së Asamblesë Parlamentare, që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, meqë i sipas Gërvallës, Kosova bëri oferta por nuk u morën parasysh.

“Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë. Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letrës drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Një ditë para se të mbahet mbledhja e ministrave të Këshillit të Evropës, Qeveria bëri të ditur se po përgatit një draft të Asociacionin të cilin do ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë kjo e faktorit ndërkombëtar për tu bërë pjesë e KiE-së.

Për këtë draft, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha për Tëvë1 se nuk është diskutuar ende me kryetarët e komunave veriore.

“Për këto temat e draf-statutit, as nuk i kemi në agjendë të bisedimeve. Unë nuk do të kisha dëshirë të bisedoja për këtë temë, meqë është jashtë agjendës time, si kryetar komune nuk do të dëshiroja të bisedoja për këtë temë fare, nuk është në mandatin ose domenin tim”, tha Zeqiri.

Dështim e ka quajtur opozita, mos vendosjen e Kosovës në agjendën e nivelit ekzekutiv të Ministrave në Këshillin e Evropës. LDK dhe PDK kanë akuzuar kryeministrin dhe ministren për mos seriozitet në lobim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Mehmeti: VV-ja do të ketë rezultatin më të lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Mehmeti: VV-ja do të ketë rezultatin më të lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR-in në Kosovë

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR-in në Kosovë

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të këtij institucioni

Maresca pasuesi i Guardiolas? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

Maresca pasuesi i Guardiolas? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

Slot–Salah, mbyllet kriza te Liverpooli

Slot–Salah, mbyllet kriza te Liverpooli

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR-in në Kosovë

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR-in në Kosovë

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të këtij institucioni

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të këtij institucioni

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën