TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ende pa Qendër Rehabilitimi, 900 persona kërkuan ndihmë për varësinë nga droga

Përdorimi i gjithnjë e më shumë i substance narkotike, vë në pah edhe një herë nevojën e një Qendre Rehabilituese në Kosovë. Kjo meqë në mungesë të një qendre të tillë, përdoruesit e drogave trajtimin duhet të kryejnë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. E që sipas drejtorit të kësaj klinike deri më tani rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë brenda këtij viti. Sipas të njëjtit, një Qendër e tillë e Trajtimit do të bëhet në Kosovë.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
1 0
A A

Mbi 900 persona  kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë gjatë këtij viti.

Kësisoj, ata i janë drejtuar këtij institucioni shëndetësor për të ndërprerë abuzimin me drogat.

Kjo pasi në mungesë të një Qendre Rehabilitimi në Kosovë, të tillë persona drejtohen në Klinikën e Psikiatrisë.

“Ne e kemi repartin për sëmundje të vartësisë  në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë i cili i ka vetëm nëntë shtretër  dhe ajo çka mundem të ofrojmë është detoksikimi që do të thotë personi fillimisht duhet të jetë i motivuar për të ndërprerë abuzimin me substance psiko-aktive. Pastaj i nënshtrohet procesit së detoksikimit apo pastrimit nga substancat psiko-aktive me qëllim që të kaloj atë periudhë ku paraqiten problem fizike dhe shqetësime tjera trupor dhe emocionale. Aty ku çalojmë ne si klinikë është se  mund të ofrojmë detoksikimin dhe trajtimin medikamentoz, por nuk mundemi të afrojmë rehabilitimin”, tha drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci.

Atë se çfarë e sheh si shqetësim të madh, Kutllovci është se numri i personave që përdorin substance psikoaktive është duke u rritur e duke rënë mosha e përdoruesëve.

“Ajo së çfarë do të theksoja është se problem madhor  shfaqet me fillimin e abuzimit me substance psikoaktive në mosha të reja, sepse sa më herët që fillon abuzimi me cilëndo nga substancat psikoaktikve . Posaçërisht për drogat e reja, që është duke u rritur numri i varësve nga kokainës dhe amfetaminës, japin problem ose çrregullime që janë probleme te pakthyeshme që shoqërohen me çrregullime mendore, që e vështirëson edhe më tepër procesin e trajtimit nga këto substance”, tha ai.

Se një qendër e tillë është në planë e tregoi për televizionin, Faton Kutllovci, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë.

“Ekziston një iniciativë nga presidenca ku fillimisht është ndarë një shumë e mjeteve për të ndërtuar Qendrën e Varësisë, dhe pastaj nën mbikëqyrje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe delegacioni që ka qenë në vizitë studimore në Kroaci ka qenë përgjegjës për hartimin e planit të veprimit. Mendoj se në vitet e ardhshme nuk mund te them për sa kohë, por vetëm se është në proces ka përfunduar dhe i është dorëzuar për nënshkrimi ministritë të Shëndetësisë”.

E nga Qendra për Këshillim dhe trajtim të varësie “Labyrinth”, treguan se rreth më shumë se 30 persona kërkojnë shërbime në ditë.

Mosha, 15, 16, 17 është grupmosha më ë atakuar e përdorimit të drogave sipas, drejtuesit të kësaj qendre, Safet Blakaj.

“Në baza ditore kemi nga 32 deri në 37 persona që kërkojnë një lloj shërbimi tek ne. Trajtimi që bëhet tek ne është i individualizuar nuk përdoret e njëjta kohë ose metodologji për të gjithë varësisht prej nevojave të individit atëherë edhe trajtimi përcaktohet, pra bëhet një program individual për secilin person”, tha Safet Blakaj nga Labyrinth.

Por se cilët janë faktorët që i shtyjnë njerëzit në përdorimin e substanca të tilla?

“Varësia nga drogat është një gjendje ku individi e humb kontrollin mbi përdorimin e substancave kjo ndodh për arsye të ndryshme, mirëpo zakonisht fillon me dëshirën për kureshtje me provua se çfarë ndikimi kanë substance, pastaj  dëshira për të qenë pjesë e një grupi, në raste të caktuar edhe nevoja për me i tejkaluar sfidat dhe me i menaxhuar situatat stresuese, ankthin apo edhe vështirësitë emocionale me të cilat mundet me u përball një individ”, tregoi psikologja Adela Bajrami.

Televizioni, ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur më ndërtimin ose jo të një Qendre të tillë, për nga të njëjtin nuk ka pranuar përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sami Lushtaku: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për fitoren e 12 tetorit

Sami Lushtaku: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për fitoren e 12 tetorit

Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Imri Ahmeti: Banorët e Bregut të Zi treguan besimin për një Lipjan më të zhvilluar

Imri Ahmeti: Banorët e Bregut të Zi treguan besimin për një Lipjan më të zhvilluar

Totaj: Puna e mirë në 4 vjet është garanci për projekte të mëdha në mandatin e dytë

Pse ndodh ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën