TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova e përkushtuar për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me ShBA-në

Zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, David A. Bake qëndroi për vizitë sot në Prishtinë. Pas takimit që pati me presidenten Osmani, kjo e fundit tha se Kosova mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Amerikën.

by Venhar Isufi
6 muaj ago
1 0
A A

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në Prishtinë.

ZëvendësNdihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, David. A Baker vizitën e tij e nisi në takim me të parën e shtetit, Vjosa Osmani.

Të shtunën, Baker u prit nga shefja e shtetit me të cilën diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit edhe më të madh për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova po ndërton një forcë moderne të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe se partneriteti me SHBA-në është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në këtë kuadër, Presidentja Osmani nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është jo vetëm synim strategjik i shtetit, por një domosdoshmëri për arkitekturën e sigurisë në rajon”, thuhet nga Presidenca.

Sipas Osmanit, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah Kosovës, Kosova është më e fortë, e sigurt dhe e zhvilluar.

Pas takimit me shefen e shtetit, zyrtari amerikan, Baker u prit me nderime të larta nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Më pas u zhvillua edhe takim tet-a-tetë.

Se çfarë u diskutua aty, tregoi vetë Maqedonci.

“Konfirmuam partneritetin mes dy vendeve tona ndërsa theksova angazhimin tonë për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim. Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global. Ne jemi të përkushtuar për të avancuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta!”, ka shkruar Maqedonci

Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu tha për Tëvë1 se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të ketë një darkë pune me Baker, të organizuar nga ministri Maqedonci.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, Politika Evropiane dhe NATO-n, takim kishte edhe me komandantin e misionit KFOR, gjeneralmajor Enrico Berduani.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një “mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Baker thuhet se rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së në misionin e KFOR-it në Kosovë, siç thuhet, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

 

Tags: fusha e mbrotjesKosovaSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën