TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, kemi bërë punë të mirë”

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, kemi bërë punë të mirë”

Për të diskutuar në lidhje me këtë bashkëpunim, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, priti të enjten në takim, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit e para e Komisionit Evropian, përsëriti qëndrimin që Kosova duhet të marrë liberalizmin e vizave.

“Kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret, detyra jonë është tani të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica nga ta janë në anën tuaj, është shumë mirë që këto diskutime kanë filluar, kemi punuar me presidencën çeke shumë, kërkohen shumë përpjekje diplomatike dhe sqarime, mirëpo mund të llogarisni në mua personalisht, tek ne në komision, sepse do të bëjmë gjithçka të ju ndihmojmë rrugëtimin tuaj, duke e ditur që po bëni punë mbresëlënëse”, u shpreh ajo.

E presidentja Osmani, në këtë konferencë kërkoi që liberalizimi të ndodh sa më parë dhe pa kushte shtesë. Ndërsa sa i përket çështjes së targave ilegale në veri, ajo tha se këtë proces po e pengojnë strukturat kriminale në komunat veriore.

“Mbi 90% e serbëve tashmë i përdorin targat legale në Republikën e Kosovës, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë. Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përfshirë me djegie veturash e shtëpisë që po ua bëjnë strukturat ilegale, kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit ne presim që të kemi përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tonë edhe në Bashkimin Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,deklaroi Osmani.

Në mesin e shumë çështjeve që u folën në këtë adresim, Ursula von der Leyen  premtoi  një grant prej 75 milion euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare.

Nga këtu, presidentja e Komisionit, takoi edhe kryeministrin e vendit Albin Kurtin, e që në bazë të një komunikate të qeverisë, thuhet se Kurti e njoftojë mysafiren që Kosova para fundit të vitit do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kronika e gazetarit Valmi Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Osmani: Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

PDK mban konferencë për media

PDK sot mban konferencë për media

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova që vdiq në një aksident në Gjermani

Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova që vdiq në një aksident në Gjermani

8 ushqimet ideale që duhet t’i zgjedhni për mëngjes

8 ushqimet ideale që duhet t’i zgjedhni për mëngjes

Nominimet për “Emmy Awards 2025” – aktori 15 vjeçar i “Adolescence” bën histori si aktori më i ri i nominuar ndonjëherë

Nominimet për “Emmy Awards 2025” – aktori 15 vjeçar i “Adolescence” bën histori si aktori më i ri i nominuar ndonjëherë

Osmani: Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Osmani: Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

6 shenja që tregojnë se jeni rritur me një prind narcist, çfarë zbulojnë psikologët

6 shenja që tregojnë se jeni rritur me një prind narcist, çfarë zbulojnë psikologët

PDK mban konferencë për media

PDK sot mban konferencë për media

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova që vdiq në një aksident në Gjermani

Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova që vdiq në një aksident në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X