TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova e humb arbitrazhin me Contour Global

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kosova e humb arbitrazhin me Contour Global

Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin ndërkombëtar me kompaninë amerikane Contur Global për mosrespektim të kontratës, thanë të enjten zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Kosova detyrohet tani t’ia paguajë Countur Globalit mbi 20 milionë euro dëmshpërblim, në bazë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Zyrtarët e Ministrisë thanë se Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe se do të ankohen ndaj tij në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fund të vitit 2017, Qeveria e Kosovës e pati nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane, Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Ky pritej të ishte investimi më i madh i huaj në Kosovë.

Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të fillohet të ndërtohej në vitin 2020, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023. Jetëgjatësia e tij ishte llogaritur të ishte 40 vjet.

Por, në mars të vitit 2020, kompania Contour Global kishte njoftuar tërheqjen nga planet për ndërtimin e termocentralit, me arsyen se kompania nuk e ka ndër mend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por, po ashtu, edhe për arsyeje të ndryshimeve politike që kishin ndodhur në Kosovë.

Asokohe pushtetin në Kosovë e kishte koalicioni qeveritar mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lëvizja Vetëvendosje ishte shprehur kundër marrëveshjes me ContourGlobal, duke thënë se një projekt i tillë nuk do të mund të realizohej sepse kompania në fjalë mund ta rriste çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike, shkruan REL.

Ndërsa, Lidhja Demokratike të Kosovës ishte shprehur se do të ndërtonte kapacitete të reja energjetike, por do të refuzonte secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Tags: Contour GlobalMinistria e Drejtesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Të aksidentuarit në Vragoli në gjendje stabile

3 mijë të vdekur në aksidente nga viti 2000, vitin e kaluar në Emergjencë u trajtuan mbi 7 mijë raste

Rama nga SHBA-ja: Shpallja “non grata” e Berishës, meritë e tij

Edi Rama sot viziton Kosovën

Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë i adresohet Dhomave të Specializuara

Mbërrijnë në Hagë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbërrijnë në Hagë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi

Gucati nga Haga: Nuk do t’ia arrijnë qëllimin, lufta e popullit shqiptar ka qenë e shenjtë

Gucati nga Haga: Nuk do t’ia arrijnë qëllimin, lufta e popullit shqiptar ka qenë e shenjtë

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën